Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska konsideron se protestat e paralajmëruara dhe iniciativa për referendumin mbi reformat arsimore janë një e drejtë e garantuar me kushtetutë, por theksoi se reforma do të vazhdojë me qëllim që në fokus të arsimit të vendosen nxënësi dhe nevojat e tij, sepse ajo jo vetëm që nuk është në nxitim, por madje mund të jetë edhe e vonuar. Paralelisht, tha ajo, do të bëhen investime edhe në infrastrukturë edhe në trajnime dhe përforcim të stafit mësimor. Rezultatet nga koncepti i ri arsimor, theksoi, mund të priten pas pesë ose gjashtë vjet.
“Të gjitha këto janë të drejta të garantuara me kushtetutë. Nga iniciativa i vendosen kërkesat, ne si MASH patëm takim me ta dhe iu përgjigjëm kërkesave të tyre, të cilat lidhen kryesisht me përjashtimin e barazisë gjinore nga sistemi arsimor. Për këtë ka ligje që janë miratuar në Parlament dhe janë votuar nga të gjitha partitë politike, që do të thotë se ekziston një konsensus për respektimin e barazisë gjinore, e cila është një e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe duhet të jetë pjesë e sistemit arsimor. Shteti ka ratifikuar edhe shumë konventa dhe ka detyrimin t’i respektojë dhe raportojë mbi to. Unë mendoj se përgjigjet që i morën në iniciativë do të rishikohen dhe diskutohen, tha Carovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës së shkollës “11 Tetori”.
Sipas saj, infrastruktura në arsim është vetëm një segment i cilësisë së mësimdhënies. Mësimi cilësor, theksoi, mund të mbahet në nivele të ndryshme të kushteve. Kjo, sipas Carovska, do të thotë që mësimdhënësit duhet të trajnohen dhe ta kenë didaktikën e nevojshme dhe materialet mësimore përmes të cilave do t’ua transferojnë njohuritë nxënësve.
“Ne me vite kemi harruar të investojmë në infrastrukturën shkollore. Është investuar në monumente dhe përparësi të tjera, duke harruar se potenciali i vetëm ose më i madh janë njerëzit. Ata kalojnë përmes një sistemi arsimor që më tej të jenë qytetarë produktivë që i respektojnë vlerat qytetare dhe dinë të ballafaqohen me të gjitha sfidat e paraqitura nga kohët moderne. Ne e bëjmë atë me konceptimin e ri. Ne i ekspozojmë nxënësit tanë ndaj njohurive dhe përmes sistemeve që janë të njohura në botë, përmes integrimit të përmbajtjeve dhe informacionve do të çohen deri në përfundime të caktuara dhe rishqyrtimi i gjithçkaje që vendoset atje, sepse koha moderne është mbizotëruese, ndërsa ne kemi aq shumë në librat tanë shkollorë informacione të vjetruara që nuk u shërbejnë as nxënësve, as mësuesve”, theksoi Ministrja e Arimist.
Sipas saj, reformat që do të zbatohen nuk janë të nxituara, por madje edhe të vonuara.
“Nëse do ta bënim këtë 10 vjet më parë, nuk do të ishim të ulët sot në testet ndërkombëtare që tregojnë jo se fëmijët tanë nuk mund të mësojnë, por që sistemi që ne u mësojmë atyre nuk është i përshtatshëm, sepse testet ndërkombëtare kërkojnë lidhjen e njohurive nga disiplina të ndryshme shkencore dhe arritje në një përfundim të caktuar. Nxënësit tanë, për fat të keq, por e vërtetë, nuk janë të gatshëm për këtë lloj ballafaqimi me sfidat që sjell koha e re. Konceptimi do të fillojë të zbatohet dhe ne presim që ai të japë rezultate për pesë ose gjashtë vjet. Paralelisht, do të bëhen investime në të tre komponente dhe infrastrukturë, program mësimore dhe materiale dhe mësues”, tha Carovska.
Sipas saj, në mënyrë që të rritet integriteti i arsimtarëve është edhe ligji i ri i propozuar për mësuesit, sipas të cilit, siç tha ajo, ata do të punësohen menjëherë për një kohë të pacaktuar dhe do të jenë në gjendje të avancohen.
Përforcimi i mësuesve, sipas Ministres, do të ndikohet nga trajnimi i vazhdueshëm dhe mundësia për zhvillimin e karrierës.