Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbajnë sot nga dy seanca, komisionet për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive dhe për Mbrojtje dhe Siguri, ndërsa do të mbajë seancë edhe Komisioni Ligjdhënës-Juridik.
Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive do ta vazhdojë debatin për Raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit për vitin 2020, ndërsa pastaj në seancën e dytë do t’i shqyrtojë raportet vjetore për punën e Agjencisë për Administratë, të Këshillit Inspektues dhe të Agjencisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale, të gjitha për vitin 2020.
Në rend dite të të dyja komisioneve për Mbrojtje dhe Siguri, janë Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme, në pamje të dytë të parashtruar nga Jovan Mitrevski, Arbër Ademi, Kastriot Rexhepi, Ilija Nikollovski, Lupço Ballkoski, si dhe propozim-vendimet për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “EUTM RCA” në Republikën e Afrikës Qendrore dhe për pjesëmarrje në operacionin paqeruajtës të Bashkimit Evropian “ALTEA”, në Bosnjë e Hercegovinë, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për siguri të trafikut rrugor.