Bashkëpunimi bilateral dhe implementimi i Marrëveshjes nga Prespa, do të jenë temat për të cilat të enjten, do të bisedojnë kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kirjakos Micotakis dhe Zoran Zaev në takimin e tyre në Athinë, tha zëdhënësja e Qeverisë greke, Aristotelia Peloni në brifingun e sotëm të rregullt ,me gazetarët, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespodentes së MIA-s nga Athina.
Takimi Micotakis – Zaev do të jetë në kuadër të pjesëmarrjes së kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Forumin ekonomik Delfi.
“Po, është planifikuar takim i kryeministrit Kirjakos Micotakis me zotëri Zaevin të enjten, Temat janë bashkëpunimi bilateral dhe implementimi i Marrëveshjes nga Prespa”, u përgjigj Peloni.
Lidhur me fillimin e sezonit turistik më 15 maj dhe nëse kjo do të thotë edhe hapje të kufijve tokësorë për shtetasit e vendeve fqinje, siç janë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, zëdhënësja e Qeverisë greke, në pyetje të MIA-s, sqaroi se “ekziston plan konkret për hapje të sigurtë të turizmit edhe nga vendkalimet kufitare tokësore, por të gjitha hollësirat, protokollet shëndetësore dhe në cilën mënyrë do të hapet turizmi, do të kumtohen në fund të javës nga ana e ministrit të Turizmit, Haris Teoharis”.