Vaksinimi kundër Kovid-19 po zhvillohet normalisht në të gjitha pikat në vend. Interesimi për vaksinim po rritet çdo ditë, ndërsa aktualisht të regjistruar përmes ueb-platformës vakcinacija.mk janë mbi 256.346 qytetarë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Në pikat e vaksinimit në vend, ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 84.312 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 10.135 qytetarë, ndërsa janë vaksinuar gjithsej 12.606 qytetarë. Në vend, gjithsej janë vaksinuar dhe rivaksinuar 104.962 qytetarë, ndërsa dy doza kanë marrë 20.650 qytetarë. Sipas shifrave të fundit, 28 përqind e popullsisë mbi moshën 70 vjeçare kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Vaksinimi kryhet në përputhje me Planin kombëtar të imunizimit. Të rriturit, qytetarët, të cilët kanë shprehur interesim për vaksinim në ueb-faqen vakcinacija.mk janë vaksinuar, ndërsa vaksinohen edhe personat e punësuar në infrastrukturën kritike.
Vaksinimi masiv zhvillohet në disa qytete të vendit, edhe atë në A1 QS “Boris Trajkovski” në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir dhe Ohër. Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të regjistrohen masivisht në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për tu vaksinuar, thuhet në njoftim.