Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe sot në pikën vaksinuese në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup u vaksinua kundër Kovid-19 me vaksinë ë prodhuesit kinez “Sinofarm”.
“Sot e mora vaksinën Sinofarm. Tekstualisht të gjitha vaksinat janë të sigurta për përdorim. Bëj thirrje të gjithë të jenë të vetëdijshëm se vaksinat janë të sigurta, se të gjitha janë zhvilluar në platform të sigurta, se efektet e padëshiruara me të vërtetë janë të vogla, ka indikacione të sakta përkatësisht kontraindikacione për grup mosha apo disa kategori specifike të qytetarëve të cilët nuk do të duhet të marrin ndonjë vaksinë dhe ne atë e nxjerrim si informatë nga hulumtimet shkencore nga prodhuesit”, deklaroi Filipçe.
Vaksina, theksoi ministri, është diçka që të gjithë e presim gjatë kohë, diçka që do të thotë faktor I cili do të ndikojë të ndryshojë pasqyrën për pandeminë çdo kund në botë, ndërsa tani të përballur me një sëmjundje për të cilën deri më tani nuk pati vaksinë, e dime se çka do të thotë që këtë instrument të mos e keni në duar.
“Pandemia na mësoi për shumë gjëra që prej fillimit të vitit të kaluar, të jemi të bashkuar rreth respektimit të masave preventive të cilat bazohen në parime universal të mbrojtjes nga përhapja e virusit, ndërsa në këtë faze një moment I ri sërish të jemi të bashkuar rreth asaj që t’i vendosim prioritet vaksinimit si një nga elementet kyçe me të cilat mund të ndryshojë e tërë pasqyra për pandeminë tek ne”, potencoi Filipçe.
Ai tha se sistemi për vaksinim po zbatohet mirë dhe gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar rreth 10 000 qytetarë në vend. Ky system. Sqaroi, me qendra për vaksinim masiv, më shumë salla sportive sipas shembullit të sallës “Boris Trajkovski”, po zhvillohet mirë në shtet.
Theksoi se vendosën Qeveria të jetë në nga institucionet që do të vaksinohet mu pas Kuvendit, si institucion që është I rëndësishëm për funksionimin e shtetit, për mbajtjen e sistemit dhe sipas atij sistemi të gjithë ministrat në 10 deri 14 ditët e ardhshme tashmë morën terminin e tyre.