Një dozë e tretë e vaksinës ekzistuese Moderna, si dhe një version i ri eksperimental, e rrit imunitetin ndaj varianteve braziliane dhe afrikano-jugore të koronavirusit, njoftoi kompania.
Të dhënat u morën në bazë të një sondazhi, në të cilin morën pjesë 40 persona. Një dozë shtesë e vaksinës, e dhënë vullnetarëve, të cilët më parë kishin marrë dy doza të vaksinës Moderna, gjithashtu e ka rritur imunitetin ndaj versionit origjinal të koronavirusit.
“Ne jemi të inkurajuar nga këto të dhëna të reja, të cilat forcojnë besimin tonë se strategjia jonë e vaksinimit duhet të sigurojë mbrojtje ndaj varianteve të reja Kovid-19”, tha Stefan Bansel, drejtor i përgjithshëm i Modernas.