Qëllim strategjik I Sllovakisë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria sa më parë të bëhen anëtare të BE-së dhe prandaj Bratisllava është kundër ndarjes së procesit inkuadrues për të dy vendet dhe konsideron se ato duhet t’I fillojnë negociatat së bashku, deklaroi sot zëvendësministri sllovak I Punëve të Jashtme, Martin Klus.
“Ashtu është më lehtë edhe për të dy vendet, sepse më lehtë do të mund t’I ndajmë përvojat, madje edhe ato që I ka Sllovakia, që gjithsesi nuk janë vetëm pozitive. Nëse të dy vendet I fillojnë negociatat bashkarisht, do të mundemi më shpejtë t’I sjellë edhe Maqedoninë e Veriut edhe Shqipërinë në BE. Ky është qëllim strategjik I Sllovakisë”, theksoi Klus në promovimin e sotëm të donacionit sllovak për Klinikën për sëmundje të fëmijëve.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me të ashtuquajturin non-pejper që u paraqit javëve të fundit, Klus tha se ndoshta është më mire që nuk I dime autorët e tyre, sepse ato dokumente sjellin ide të rrezikshme për ndryshim të kufijve në rajon.
“Çdo tentim për të folur për fantazmat nga historia, madje edhe për ndryshim të kufijve duhet të niset nga tryeza. Duhet të fokusohemi në agjendën pozitive dhe në procesin e zgjerimit të BE-së, e jo në çështje historike, gjuhësore apo bilateral, Sllovakia është mbështetëse e procesit të zgjerimit të BE-së, sepse ai nuk është I rëndësishëm vetëm për rajonin, por edhe për ne”, shtoi Klus.