Non pejperi aktual me të drejtë shkaktoi reagim dhe dënim të fortë në të gjithë rajonin dhe dënim nga ana e forcave progresive në Ballkan, por edhe në Bruksel dhe Uashington, ka shkruar në profilin e saj në Fejsbuk ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
“Komploti i kufijve të rinj dhe të vegjël e ngriti alarmin në fqinjësi dhe na përkujtoi se nacionalizmi nuk ofron zgjidhje të qarta dhe konstruktive. Liderët në rajon, por edhe në BE kanë përgjegjësi t’i marrin vendimet e vërteta”, shkruan Shekerinska në Fejsbukun e saj.
Ajo publikoi se sot ka marrë pjesë në video konferencë të Fridrih Ebertit për siguri kooperative në Evropë dhe në rajon. Maqedonia e Veriut, ka shkruar Shekerinska, u bë anëtare e NATO-s dhe kontribuese aktive në sigurinë në rajon.