Raporti i sotëm i Fridom Haus konfirmon se jemi në rrugë të vërtetë. Fridom Haus vëren përparim të fortë dhe dalje nga kriza institucionale në të cilën shteti ishte para vitit 2017, ndërsa para së gjithash vlerëson lirinë dhe demokracinë si vlera më të larta sipas së cilës dallojmë nga rajoni në atë pjesë të progresit, ka thënë zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski.
Të gjitha rekomandimet në Raport, por edhe vërejtjet, ka thënë Nikollovski janë të mirëseardhura dhe do të shqyrtohen seriozisht pasi janë udhërrëfyes ku duhet të vazhdojmë të hapërojmë.
“Raporti konfirmon se jemi në rrugë të vërtetë, se Maqedonia e Veriut përmirësohet dhe del nga periudha e vitit 2017 e këndej nga gjendja e tmerrshme që kjo qeveri e ka trashëguar dhe shënon rritje të vazhdueshme në pjesën e lirisë dhe demokracisë që është përrallë suksesshme që i duhet Ballkanit. Në raport në mënyrë eksplicite theksohet se Qeveria majtiste e udhëhequr nga Zoran Zaevi e përmirëson dëmin e shkaktuar mbi institucionet në periudhën e kaluar nga populistët djathtist para tij. Raporti tërësisht alarmon për rënien e demokracisë dhe rrëshqitjen e shumë sistemeve ndaj autoritarizmit në rajon, pastaj duke ritheksuar Maqedoninë e Veriut si përrallë të suksesshme bashkë me disa vende. Raporti është sipas raportit të qeverisë ndaj institucioneve, mediave, shoqërisë civile, gjyqësisë, sundimit lokal dhe për këtë vendin shënon rritje nga viti 2017 deri më 2021 në pjesën e sundimit demokratik”, ka theksuar Nikollovski.
Të gjitha vërejtjet në pjesën e gjyqësorit dhe sektorëve të ndryshëm shtoi ai, jemi të vetëdijshëm ku të gjithë në këtë periudhë që pason duhet të punojmë, thellësisht do të kontrollohen