Maqedonia e Veriut shënon përparim demokratik dhe e ka rritur indeksin e demokracisë prej 3,75 në 3,82, për dallim nga shumica e vendeve të tjera në rajon, tregon raporti I Fridom haus “Kombe në tranzicion 2021”.
Megjithatë, edhe përkundër përparimit demokratik, vendi edhe më tej është I ranguar në grupin e “regjimeve kalimtare apo hibride”. Në kategorinë e “regjimeve kalimtare apo hibride” janë përfshirë demokraci zgjedhore ku institucionet demokratike janë të brishta dhe ekzistojnë sfida të konsiderueshme për mbrojtje të të drejtave politike dhe lirive qytetare.
Nga vendet në rajon, përparim në indeksin e demokracisë ka vetëm edhe në Bosnë e Hercegovinë prej 3,32 në 3,36, ndërsa rënie është vërejtur në Shqipëri prej 3,82 në 3,75, Kosovë prej 3,18 në 3,14, Mal të Zi prej 3,86 në 3,82, Serbi prej 3,96 në 3,89 dhe në Bullgari prej 4,54 në 4,50.
Fridom haus vëren se shtetet nga I tërë rajoni kthehen nga demokracia apo ndodhen të robëruara në ciklin e regresit dhe rikuperimeve të pjesërishme. Në raportin “Kombe në tranzicion 2021”, që I përfshin ngjarjet prej vitit 2020, gjithsej 18 vende shënojnë rënie të idneksit të demokracisë, vetëm gjashtë kanë përparim, ndërsa në pesë shtete gjendja ka mbetur e pandryshuar.
Maqedonia e Veriut në raport është cekur si shembull pozitiv ku shënohet përmirësim I demokracisë.
“Në Maqedoni të Veriut, qeveria majtiste qendrore e kryeministrit Zoran Zaev përmirësoi një pjesë të demit institucional të shkaktuar nga paraardhësi I tij populist djathtist dhe akoma ka gjasa t’I sjellë përfitimet e demokracisë, vlerëson Fridom Haus.
Ceket se rrëfim I suksesshëm demokratik posaçërisht I nevojitet Ballkanit, ku vërehet rënie e përfitimeve demokratike.
Në raport tregohet edhe për praktikën e disa vendeve politikanët populistë të kanosin dhe maltretojnë gazetarë dh të përhapin frikë ,me pohimet se të drejtat e njerëzve LGBT apo të pakicave etnike dhe fetare do ta dëmtojnë bashkësinë shumicë. Kjo në afat të shkurtë mund të sjellë pikë politike, por në afat më të gjatë I shkakton dëm demokracisë dhe promovon vlera antidemokratike.
Fridom haus, si rast ku instrumentalizohet retorika për përfitim politik, e cekë “rezonimin nacionalist bullgar për bllokim të negociatave për inkuadrim të Maqedonisë së veriut në Bashkimin Evrpian”.
Në raportin e titulluar “Kthesë antidemokratike” paralajmërohet edhe se sulmet ndaj institucioneve demokratike po përhapen më shpejtë se kurdo here në Evropë dh Euroazi dhe bëhen sfida për vetë demokracinë.
“Liderët aktual dhe partitë në pushtet praktikojnë sundim korruptues he përhapin praktika antidemokratike në mbarë rajonin që shtrihet nga Evropa Qendrore deri në Azinë Qendrore. Këto aktivitete janë oportuniste, por shpesh here imponohen në agjendën ideologjike. Dhe siç bëhen më të shpeshta, ato shkaktojnë përkeqësim të kushteve që mund të çojë deri te sfidat globale ndaj respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Gjatë dekadës së kaluar, mes erozionit të rendit liberal demokratik dhe ngritjes së regjimeve autoritare, ideja për demokraci si pikë përfundimtare aspiruese filloi ta humbë vlerën në shumë shtete. Mossuksesi I institucioneve për t’iu përgjigjur problemeve të vazhdueshme shoqërore, polarizimi I shtuar dhe pabarazia në rritje I nxitën pasigurinë dhe mllefin, ndërsa menaxhimi I keq me pandeminë e Kovid-19 nga ana e demokracive kryesore dha ushqim shtesë për ata të cilët janë të interesuar ta shfrytëzojnë zhgënjimin nga menaxhimi tradicional demokratik”, ceket në raport.
Fridom haus tregon se, megjithatë, shoqëria qytetare, liderët politikë dhe qeveritë mund të përballen me tendencat antidemokratike dhe autoritare, duke qëndruar në mbrojtje të vlerave demokratike.