Në fillim të vitit të kaluar pritet rikuperim i ekonomisë së vendit pas recesionit më të madh historik nga pavarësimi dhe kthimi në nivelin si para pandemisë. Projeksionet e Bankës Botërore janë se vitin e kaluar rritja do të jetë 3,5.
Raporti më i ri i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, që sot u prezentua, tregon se borxhi publik në vend ka arritur 60 për qind të BPV-së dhe pritet të vazhdojë të rritet, por me tempo më të ngadaltë në raport me vitin e kaluar pasi ekonomia është drejt rikuperimit.
Kthimi në shtegun e qëndrueshmërisë do të jetë prioritet i lartë i vendit, ndërsa në afat të mesëm dukjet e vendit janë pozitive, thonë nga Banka Botërore, prej ku përmendin se akoma ekzistojnë rreziqet negative pasi pandemia është e pranishme dhe do të qëndrojë më gjatë nëse nuk përshpejtohet vaksinimi.
Vlerësimi i Bankës Botërore është se përgjigjja e Qeverisë ka qenë në kohë dhe me masat qeveritare për mbështetjen e ekonomisë dhe qytetarëve është zbutur ndikimi nga kriza, por rekomandohet të vazhdojë mbështetja e cila duhet të drejtohet nga ato sektore të cilave u nevojitet më së shumti pasi shteti nuk disponon me resurse të pakufizuara financiare, ndërsa nga ana tjetër tashmë është duke u vërejtur rikuperim në disa sektorë të caktuar.
“Duhet pasur kujdes që të mos vijë drejt erozionit të hapësirës fiskale. Ka disa pasiguri të caktuara gjegjësisht se sa do të zgjasë pandemia, ndërsa nga ana tjetër duhet të ruhet nivel i caktuar i shpërndarjes së drejtë të masave. Duhet të gjendet balancë midis mbështetjes që jepet dhe ndjekjes së kujdesshme për rikuperimin e disa veprimtarive të caktuara, si edhe menaxhimit të njëjtë me ndikimet afatshkurtra të pandemisë”, thotë Sanja Maxhareviq nga Banka Botërore, duke shtuar se në të ardhmen duhet të bëhet edhe aplikacion i shpenzimit qeveritar që të stimulohet rritja.
Rikuperimi, sipas Bankës Botërore, është duke shkuar më ngadalë seç pritej që me siguri i referohet valës së dytë dhe të tretë të pandemisë. Mirë janë mbajtur bujqësia dhe sektori TIK, ndërsa ndërtimtaria është midis sektorëve të parë ku është vërejtur rikuperim në gjysmën e dytë të vitit. Shkalla e papunësisë ka rënë, por jo si rezultat i vendeve të sapohapura të punës por i rritjes së shkallës së aktivitetit.
Gjatë periudhës së ardhshme nuk pritet vazhdim i presionit momental të çmimeve i cili vërehet tek produktet ushqimore që është karakteristike edhe për vendet e Evropës.
Si politika afatgjata në të cilat duhet të drejtohet Qeveria do të jenë ndërtimi i institucioneve të fuqishme, qeverisja e së drejtës, reformat në arsim, investimet në kapitalin njerëzor, digjitalizim dhe tranzicionin e gjelbër.
Raporti i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor tregon se në këtë rajon në periudhë të pandemisë janë humbur rreth 139 mijë vende pune ndërsa nga 165 deri në 360 mijë njerëz jetojnë në varfëri. Më i goditur nga pandemia dhe më i plasuar keq është Mali i Zi.