Zaevi shkarkon për kundërshtim, ndërsa për krim avancon. Zaev i cili betohej në demokraci dhe drejtësi të mendimit ndryshe, tregoi se është vetëm një lajkatar i thjeshtë.
Për herë të parë, dikush i kundërvihet pasi nga ai kërkon të zbatojë vendim të padrejtë, ai kërkon shkarkim dhe ekzekutim politik.
Shembulli me raportin e Zaevit me Stojko Paunovskin është dëshmi se Zaevi nuk duron mendim ndryshe, jo edhe kundërshtim të argumentuar.
Zaevi është në panik, nuk di si ta mbajë sistemin mafioz të cilit po i rrënohet dhe prandaj kërcënon në të gjitha anët.
Kjo është matrica e Zaevit. Oliver Spasovski të cilit i ndodhën Mafia 1 dhe 2, në kohën e të cilit ju ndanë pasaporta narkobosëve ballkanik është ministër, ndërsa Stojko Paunovski do të shkarkohet. A do të thotë kjo se i pari ka punuar nën urdhrin e tij, ndërsa Stojko Paunovski jo dhe prandaj ndërrohet?
Zaevi në vepër e tregoi fytyrën e tij të vërtetë,deklaron VMRO-DPMNE.