Dy orë pas mbylljes zyrtare të procesit të votimit, kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se kjo është kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar dhe Aleancën për Ndryshim. Në një deklaratë për mediat nga selia blu Basha theksoi se tani është detyra e numëruesve dhe komisionerëve të përmbushin me përgjegjësi detyrën e tyre.
“Faleminderit të gjithëve që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar dhe Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim se numëruesit e komisionerët do ta përmbushin me përgjegjësi dhe në fund të këtij procesi Shqipëria fiton”, u shpreh Basha.