Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adanom Gebrejesus paralajmëroi se vaksinat kundër Kovid 19 janë ende të qasshme për vendet e varfra.
Në një deklaratë që shënon përvjetorin e parë të sistemit global Kovaks, Tedros tha se gati 900 milion doza të vaksinave ishin shpërndarë në të gjithë botën deri më tani, por më shumë se 81 për qind shkuan në vendet më të pasura, ndërsa vendet me të ardhura të ulëta morën vetëm 0,3 për qind të kësaj sasi.
Drejtori i OBSH-së ka dënuar vazhdimisht pabarazitë në shpërndarjen e vaksinave dhe u bëri thirrje vendeve më të pasura të ndajnë dozat e tyre të tepërta për të ndihmuar në imunizimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor në vendet e varfra.
Më shumë se tre milion njerëz kanë vdekur në pandemi, ndërsa Kovaks, që ka shpërndarë 40,5 milion doza në 118 vende deri më tani, synon të sigurojë dy miliardë doza deri në fund të vitit.