Ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Naser Nuredini prezantoi ambicien klimatike të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë virtuale në një tryezë të rrumbullakët ministrore të organizuar nga i Dërguari Special i Presidentit për Klimën Xhon Keri, në kuadër të samitit të klimës së lidershipit të presidentit të SHBA-së, Xho Bajden.
Kontributi i rishikuar i vendosur kombëtar në një ulje prej 51% të emisioneve të gazrave serë, ose 82% reduktim neto deri në 2030, iu paraqit ministrave nga mbi 20 vende të tjera si pjesë e një angazhimi të SHBA për t’u kthyer në mesin e ekonomive kryesore për të arritur neutralitetin e klimës.
Në takim, ministri theksoi ambicien serioze të vendit tonë si një vend i vogël, por i ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe mbështetjen e nevojshme nga vendet e zhvilluara për të arritur qëllimet globale.