Avokati Juri Zenkoviç, i cili u arrestua nën dyshimin për përgatitje të atentatit ndaj presidentin bjellorus Aleksandar Lukashenko dhe grusht-shtetit, në deklaratën gjatë hetimit, ka pranuar fajin, deklaroi shefi i departamentit të hetimit KGB-së të Bjellorusisë, Konstantin Biçek.
Në të njëjtën kohë, shefi i KGB-së së Bjellorusisë, tha se akuzat ishin ngritur edhe kundër katër të arrestuarve të tjerë për përpjekje për të vrarë kreun e shtetit dhe për kryerjen e grusht-shtetit.
Lukashenko njoftoi pesë ditë më pare, se lideri i opozitës Grigorij Kostushev, politikologu Aleksandër Feduta dhe avokati Juri Zenkoviç kishin planifikuar ta vrisnin atë dhe djemtë e tij. Ai akuzoi shërbimin e inteligjencës amerikane dhe administratën amerikane për orkestrimin e përpjekjes për vrasje.
Sipas drejtorit të KGB-së për Bjellorusinë, Ivan Tertel, grushti I shtetit ishte planifikuar të ndodhte në qershor ose në korrik të këtij viti.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Xhen Psaki, mbrëmë përgënjeshtroi se SHBA-ja ishin të përfshira në një komplot të pretenduar për të vrarë Aleksandar Lukashenkon.
“Mund të konfirmoj se në fakt e gjithë kjo nuk ka asnjë bazë”, tha Psaki kur u pyet në lidhje me pretendimet nga aktakuzat.