Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq deklaroi se Qeveria ka siguruar 3.1 milion doza të vaksinave deri më 30 qershor, kështu që deri në atë kohë të vaksinohen prej 50 deri në 55 përqind e qytetarëve.
“Qeveria ka siguruar edhe 1.2 milion doza nga Fajzer kur vonohet dërgesa e vaksinave nga Astra Zeneka. Në këtë mënyrë, është e mundur të vaksinohen 3.3 milion njerëz mbi moshën 18 vjeç deri në 30 qershor”, theksoi Plenkoviq.
Ai shtoi se ministri i Shëndetësisë, Uilijam Borsh do ta intensifikojë vaksinimin në shtatë ditët e ardhshme.
Plenkoviq theksoi se një numër i madh I qytetarëve në Kroaci do të vaksinohen deri në sezonin turistik të verës.