Dhjetë ditë nga hapja e klasave më të larta të shkollave të mesme në Greqi, janë konfirmuar rreth 2.000 raste positive, prej mbi një milionë self testeve të bëra, publikuan mediat greke, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Self testet, testet për përdorim shtëpiak janë të detyrueshme për nxënësit, profesorët dhe personelin tjetër, dy herë në javë, ndërsa rastet pozitive janë pas tre testeve.
Sekretari i përgjithshëm nga Ministria e Arsimit të Greqisë, Aleksis Kopcis, për televizionin grek “Antena”, sot në mëngjes tha se numri i nxënësve pozitivë nuk është mbi 0.1 përqind.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Arsimit të Greqisë, janë mbyllur plotësisht dy përqind e shkollave të mesme dhe ka 1.05 përqind mbyllje të pjesshme.
Zëdhënësja e Qeverisë greke, Aristotelia Peloni, për televizionin grek “Skaj”, sot në mëngjes tha se hapja e pjesës tjetër të shkollave të mesme, klasave më të ulëta, si dhe shkollave fillore është prioritet për Qeverinë dhe nuk e përjashtoi mundësinë që të hapen më 10 maj.
Është paraparë kthimi në bankat shkollore të jetë me sellf teste, siç tashmë vlen për nxënësit e shkollave të mesme të moshës prej 16 deri 18 vjet.