Vaksina “Sputnik” e Rusisë është efektive kundër llojeve britanike, afrikano-jugore dhe braziliane të Kovid-19, deklaroi sot drejtori i Qendrës Kombëtare të Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji të Ministrisë ruse të Shëndetësisë “Gamallej”, Aleksandar Gincburg.
“Në lidhje me llojet që diskutohen sot, siç janë llojet britanike, të Afrikës së Jugut dhe ato braziliane mund të themi me siguri, që Sputnik siguron mbrojtje nga llojet e njohura që aktualisht janë në qarkullim dhe kanë potencial epidemiologjik”, tha Gincburg për kanalin televiziv rus “Eden”.
Sidoqoftë, shkencëtari rus shtoi se nuk mund të ketë asnjë garanci të plotë se vaksina do të sigurojë mbrojtje ndaj të gjitha llojeve që mund të shfaqen në të ardhmen.
Duke komentuar mbi llojin siberian SARS-KOV-2, Gincburg tha se Qendra “Gamallej” nuk e kishte studiuar atë.