Presidenti i SHBA-së Xho Bajden, mbrëmë u bëri thirrje amerikanëve që të bashkohen në luftën kundër racizmit, pasi ish-nënpunësi policor Derek Shovin u shpall fajtor për vrasjen e afro-amerikanit Xhorxh Fllojd.
“Ka ardhur koha për të bashkuar vendin. Disa agjitatorë dhe ekstremistë, që përqeshin drejtësinë shoqërore, do të përpiqen të shfrytëzojnë emocionet. Ne nuk mund t’i lejojmë ata ta bëjnë këtë”, tha Bajden në një fjalim të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Ai theksoi se akt vendimi mund të jetë “ndryshim i rëndësishëm” dhe u bëri thirrje amerikanëve të mos harrojnë episodin tragjik.
“Ne duhet të dëgjojmë. Nuk mund të marr frymë, nuk mund të marr frymë, fjalët e fundit të Xhorxh Fllojd. Ne nuk mund të lejojmë më të vdesin si ai. Ne duhet t’i dëgjojmë vazhdimisht ato fjalë”, tha Bajden.
Derek Shovin u shpall fajtor dje, për të tre akuzat për vdekjen e Fllojd. Kjo në fakt, ai është fajtor për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së parë dhe shkaktim të vdekjes nga pakujdesia. Ai përballet me 12,5 vjet burg sepse nuk është dënuar më parë. Sidoqoftë, Prokuroria mund të kërkojë dënim me burg prej më shumë se 40 vjet, nëse konstatohet se kishte rrethana rënduese.