Planet e detajuara urbanistike që dje ishin lëndë e debatit publik të komunës së Gazi Babës ende nuk janë dorëzuar në mendim deri te Qyteti i Shkupit. Ne jemi me qëndrim se në qytetin tonë më nuk nevojitet industri e rëndë, për fat të keq në disa kohëra tjera është vendosur se Hekurana duhet të jetë në zemër të Qytetit. Qyteti nuk pajtohet që çfarëdo industrie e rëndë të zhvillohet më tej në kuadër të kompleksit të Hekuranës. Por, do ta japim mendimin tonë profesional përmes komisionit të Qytetit në momentin kur deri te ne do të dorëzohen PDU-të. Siç qëndrojnë gjërat, kjo vjen pas debatit publik, tha në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, duke iu përgjiogjur pyetjes së gazetarëve.
Lidhur me deponinë mes Vizbegut dhe Shuto Orizarës, Shilegov deklaroi se ajo është pastruar tërësisht.
“Ne mundemi vazhdimisht ta pastrojmë, e dikush tjetër t’i gjenerojë mbeturinat, janë përforcuar shërbimet inspektuese aty. Nuk mund ne një herë ta pastrojmë, e dikush nesër të gjenerojë mbeturina aty dhe të bëhemi kujdestar me makineritë tona aty. Ndërmarrja komunale Shuto Orizarë mbeturinat duhet t’i deponojë në Drislla”, tha Shilegov.
i pyetur se kur do të rregullohet salla “Partizan” në Çair, kryetari i Qytetit tha se është përpunuar dokumentacion i plotë ndërtimor, i gatshëm për tender dhe se gjatë vjeshtës me siguri do të jetë gati. Ai paralajmëroi se këtë pranverë do të hyjnë në implementim faza e tretë dhe rikonstruimi i tërësishëm i rrugës “Indira Gandi”.