Perspektiva evropiane është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se disa ngjarje politike, disponimet dhe proceset zgjedhore dhe për këtë jam optimist edhe krahas paparashikimit që është krijuar në marrëdhëniet me Bullgarinë se megjithatë do të gjendet mënyrë që të tërhiqet përpara procesi i anëtarësimit tonë drejtë Bashkimit Evropian, porositi mbrëmë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
“Zgjedhjet në Bullgari megjithatë i rënduan marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve tona dhe komunikimi normal dhe racional të cilin e kishim. Pres se pas përfundimit të zgjedhjeve do të kthehet debati racional dhe arsyeja do t’i zëvendësojë emocionet. Shpreson se për shkak të pandemisë do të konsolidohet skena politike në Bullgari dhe pres formim të shpejtë të institucioneve që do të mundësojë rifillim të shpejtë në komunikimin normal për gjetjen e zgjidhjes”, tha Osmani në intervistë për TV 21.
Edhe pse ka mjaft paparashikueshmëri në rezultatet e zgjedhjeve në Bullgari dhe shumë parti të reja, theksoi, nuk shoh se ka ndonjë strukturë politike e cila është antievropiane ose është kundër perspektivës evropiane të rajonit dhe të shtetit tonë.
“E ardhmja evropiane e rajonit është çështje shumë më e rëndësishme nga ngjarjet e ndara në disa vende- anëtare, po të mos ishte ashtu BE-ja nuk do të ekzistonte. Besoj se edhe krahas problemeve të cilat ekzistojnë për momentin në marrëdhëniet me Bullgarinë, askush nuk mund ta pengojë perspektivën evropiane të rajonit, sepse kjo është çështje është shumë më e fuqishme se ato marrëdhënie. Nevoja për shkeljen e bllokadës është shumë më e fuqishme se pengesat të cilat ekzistojnë për momentin sepse nëse këtë vit nuk depërtohet gjithnjë e më shumë zbehet ideja me të gjitha pasojat e mundshme në rajon. Për këtë do të duhet të gjithë të mobilizohemi për arritjen e atij depërtimit këtë vit, duke e përfshirë Bullgarinë, duke na përfshirë neve, vendet anëtare dhe BE-në”, theksoi Osmani.
Pret që të bëjmë hap para në samitin qershor-korrik të BE-së dhe konsideron se mos hyrja e partisë së Krasimir Karakaçanov në Parlamentin bullgar dërgon porosi të mirë te të gjithë aktorët politikë te fqinji lindor se populli është kundër pengimit të perspektivës sonë evropiane.
“Porosia e popullit është me rëndësi në kuptim se pengimi i perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut nuk është ajo që qytetarët bullgarë e dëshirojnë, sepse ky ishte rrëfimi themelor i partisë së Karakaçanov. Fakti që nuk e fitoi mbështetjen e qytetarëve bullgarë është porosia më e fuqishme e cila doli nga zgjedhjet. Populli nuk është kundër perspektivës evropiane dhe kërkon mënyrë për afrim dhe bashkëpunim mes të dyja partive. Mendoj se kjo do të transferohet edhe në qëndrimet politike të partive të cilat e fituan votën e qytetarëve”, tha Osmani.
Sipas tij, u tregua se është i mençur vendimi vendi të mos hyjë në rrëfimet e disa lojtarëve politikë radikalë në fushatën në Bullgari.