Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të mbajë një konferencë për shtyp sot në ora 16 në Amsterdam për rastet e mpiksjes së gjakut.
Konferenca për shtyp u konfirmua zyrtarisht në faqen e internetit të institucioneve të BE-së.
Shpjegimet e EMA-së priten pasi shefi i strategjisë së vaksinimit në këtë Agjenci, Marko Kavaleri, deklaroi dje se ekziston një lidhje në mes vaksinave “AstraZeneka” dhe rasteve të mpiksjes së gjakut.