Kuvendi sot e vazhdoi mbledhjen e 30-të, në rend dite të së cilës janë disa propozim-ligje me procedure të shkurtuar, mes të cilave edhe ligjet për përdorim të gjuhës së shenjave, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim të detyruar kapital financiar pensional dhe Ligjit për sigurim vullnetar kapital financiar pensional. Kryetari I Kuvendit, Talat Xhaferi kumtoi se votimi I ligjeve do të bëhet plotësisht sepse nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve për të vendosur.
Në fokus të mbledhjes ishte Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës, me procedurë të shkurtuar. Deputetët e VMRO-DPMNE-së theksuan se qëllimi I ligjit të propozuar është harmonizimi me ligjin e ri për kundërvajtje dhe ligjin e ri për mbikëqyrje inspektuese. Ata theksuan se rastet e shqetësimit në vendin e punës apo mobingut po bëhen gjithnjë e më të shpeshtë në vend, ndërsa mbrojtja prej tyre, siç thonë, kursesi të dalë në sipërfaqe. Sipas tyre, drejtësia është e largët dhe nuk është e njejtë për të gjithë, ndërkaq akoma ka drejtorë, kryetarë të komunave, udhëheqës të cilët I shqetësojnë të punësuarit. Si shembuj I cekën ngjarjet në Komunën e Llozovës, rastin me shqetësimin e polices në MPB … Deputetët e VMRO-DPMNE-së theksuan se në institucionet shtetërore, komuna dhe në kompani ka mobing.
Deputetët theksuan se problem është shoqëror, shumë serioz dhe duhet secila mundësi të shfrytëzohet për aktualizimin e tij. Legjislatura, besimi në institucione, ta përforcojnë besimin e vet, se ekziston edhe në kompanitë private.
Në rend dite të mbledhjes janë disa propozim-ligje me procedurë të shkurtuar, mes të cilëve ligjet për praktikë, për volonterizëm, për pagesë të pensioneve dhe kompensimeve pensionale nga sigurimi Kapital I financiuar pensional, për punësim të personave invalidë…
Me “flamur evropian” në rend dite sot është edhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për cilësinë e ajrit ambiental, në lexim të parë. Në mbledhjen e 30-të të Kuvendit janë edhe disa propozim-ligje në lexim të parë, mes të cilave për ndryshim të ligjeve për parandalim të dhunës në gara sportive, për tokë bujqësore, për rrugica malore, për mbrojtje nga zhurma dhe për mjedis jetësor.