Paradite në një aksion të madh policor janë arrestuar dhjetëra nëpunës policorë, të cilët kanë qenë pjesë e zinxhirit për falsifikimin e dokumenteve për udhëtim dhe dokumenteve personaële, ndërsa aksioni është ende në vijim, konfirmuan për MIA-n nga MPB-ja dhe paralajmëruan hollësira pas përfundimit të tij.
Pas më shumë se një viti hetim dhe dokumentim të veprimit të grupit kriminel, potencojnë burime nga MPB-ja, policia në koordinim me Zyren për hetime të Ambasadës amerikane dhe Interpolit, po zbaton aksion të madh, i cili po zgjat ende.
Sipas burimeve të njëjta, brifingu i djeshëm nga një parti politike, ka qenë në drejtim të sabotimit të këtij aksioni ndërkombëtar.
Ndryshe, VMRO-DPMNE-ja u prononcua me kumtesë, ku thotë se kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski kanë mundësuar që narko bosë ballkanikë të furnizohen me pasaporta dhe dokumente të Maqedonisë së Veriut. Sipas partisë, aparatura policore ka dhënë dokumente për udhëtim me identetit të rremë në aferën e ashtuquajtur “Mafia” për udhëheqësin e klanit Shkaljarski, famkeq për tregti me drogë, Jovan Vukotiq dhe udhëheqësin e mafias turke, Sedat Peker.