Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot pasdite do të mbajë mbledhje. Këtë sot e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në lidhje me atë se a do të rekomandohen masa të reja restriktive tha se konsideron se nuk do të ketë masa të reja, sepse ishte konstatuar se kurrfarë restrikcione shtesë nga ato që janë tani nuk mund të japë efekt.
“E pamë se çka po ndodh në shumë vende të tjera. Edhe në vende në të cilat kishte restrikcione shumë më të mëdha se tonat tani kishte gjithashtu valë shumë të fuqishme. Vendimet e parakohshme për karantinë nuk dhanë kurrfarë efekti dhe kjo shkon në favor të tezës se kur ka transmision të gjerë lokal e vetmja gjë që duhet të bëhet është që të respektohen masat e tanishme”, shtoi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në pikën e vaksinimit në poliklinikën “Jane Sandanski”.