Regjistrimi, që duhet të fillojë më 1 prill, është shtyrë dhe do të zhvillohet nga 5 deri më 30 shtator të këtij viti. Arsyeja e shtyrjes është mundësia të krijohet imunizim i popullsisë dhe regjistruesve. Sidoqoftë, diaspora do të vazhdojë të regjistrohet deri më 30 shtator.
Kjo u vendos në takimin e djeshëm midis Kryeministrit Zoran Zaev dhe liderot të opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Që të realizohet marrëveshja, siç theksoi Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, duhet të paraqitet propozim-ligjt.
Zaev pas takimit deklaroi se e ka pranuar propozimin për shtyrjen e regjistrimit, në mënyrë që të gjithë të thërrisnin për regjistrim në vend dhe më në fund pas 20 vjetësh të zhvivllohet një proces kaq i rëndësishëmAi informoi se gjatë pauzës nga takimi, për këtë u konsultuar edhe me Presidentin e vendit, kryetarin e Kuvendit, Ministrin e Drejtësisë, drejtorin e Entit shtetërorë për statistikë, si dhe partnerët më të mëdhenj të koalicionit BDI dhe BESA.
Kryeministri Zaev mbetet vendimtar – regjistrimi është një operacion shumë i rëndësishëm statistikor. Ai u dërgoi mesazh dhe thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen.
Edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pajtohet që me shtyrjen e regjistrimit është dërguar një mesazh i fortë në këto kohë të vështira të pandemisë me Kovid-19, dhe më së paku që na duhet tani është politik bërja dhe se secila jetë njeriu është e rëndësishme.. Në takim, Zaev u informua se gjatë prillit, në vend pritet të mbërrijnë rreth 350 mijë vaksina, gjë që do ta fillonte procesin e imunizimit masiv të popullatës.
“Pikërisht për shkak të kësaj, për shkak të procesit të imunizimit të popullsisë dhe regjistruesve në periudhën aktuale, regjistrimi do të shtyhet për në shtator. Ne nuk kemi dashur të politizojmë, të merremi me politikë, por që është e rëndësishme për ne që të shpëtojmë sa më shumë jetë njerëzore në pandemi”, tha Mickoski.Siç është paralajmëruar, aplikacioni me të cilin evidentohet diaspora do të mbetet aktiv deri në përfundimin fizik të regjistrimit. Diaspora, shpjegoi Kryeministri, tashmë ka filluar të regjistrohet dhe të dhënat e mbledhura deri më tani për rreth 200 mijë duhet të verifikohen dhe konfirmohen.
Kryeministri u bëri apel të gjithë anëtarëve të diasporës ta shfrytëzojnë këtë mundësi, ndërsa u dërgoi mesazh edhe qytetarëve të vendit.
“U dërgoj mesazh qytetarëve në shtëpi, ky është një operacion i rëndësishëm statistikor. Tani e kemi edhe partinë më të madhe të opozitës këtu. Unë besoj se do të dakordohen edhe partitë shqiptare të opozitës, po dërgoj porosi edhe deri te E Majta dhe deri te të gjithë që të dërgojmë porosi qytetarët të regjistrohen”, deklaroi Zaev.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nga ana tjetër, mbrëmë në një paraqitje televizive tha se nëse bihet dakord për shtyrjen e regjistrimit, ai duhet të shndërrohet në Propozim-ligj, si dhe se ai është kundër shtyrjes së regjistrimi.
Vendimi për shtyrjen e regjistrimit nuk merret me konferencë për shtyp, por me Kuvend. Kështu zakonisht bëjnë liderët e partive politike, ata negociojnë, ndërsa pastaj kanë probleme. Nëse janë dakorduar për shtyrje, ajo duhet të shndërrohet në propozim-ligj dhe pastaj ka procedura parlamentare dhe për këtë janë të nevojshme procedura parlamentare janë të nevojshme për këtë”, deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në emisionin “Klik Plus2 në TV21.
“Vendimet politike të subjekteve politike nuk prodhojnë efekte ligjore derisa të zbatohen procedurat e nevojshme institucionale. Unë nuk i dëgjova deklaratat nga takimi i sotëm, sepse po e pres deklaratën nga takimi i radhës i planifikuar për të mërkurën me opozitën shqiptare, sepse kjo është e rëndësishme për të marrë një vendim. Nëse doni një vendimmarrje gjithëpërfshirëse, atëherë duhet ta presim vendimin nga ai takim,” shtoi Xhaferi.
Ai beson se regjistrimi duhet të kryhet sipas afatit të planifikuar fillimisht.
“Unë jam kundër shtyrjes së regjistrimit. Ne kishim zgjedhje në kulmin e pandemisë. Regjistrimi është një akt individual, regjistruesi shkon te familja dhe sipas protokolleve bën regjistrim. Ky është mendimi im dhe mendoj se nuk ka nevojë të shtyhet. Sidoqoftë, do të ketë procedurë për këtë dhe do të shohim se si do të shkojë. Unë bëj thirrje për respektimin e ligjit dhe kushtetutës, nuk ka rëndësi nëse un dua apo jo”, tha Xhaferi.
Paraprakisht marrëveshjen e arritur midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për shtyrje të regjistrimit për arsye shëndetësore përmes kumtesës e përshëndeti nga Lidhja Demokratike, një nga partitë në koalicionin qeverisës.
Sipas LD-së, marrëveshja për shtyrje të regjistrimit deri në shtator do të sigurojë që një pjesë e madhe e popullsisë të vaksinohet, veçanërisht regjistruesit dhe do të sigurojë garanci shtesë për një regjistrim të suksesshëm.
Nga ana tjetër, nga Aleanca për Shqiptarët reaguan se me shtyrjen e regjistrimit u bëhet dëm shqiptarëve.
Në reagimin pas takimit në të cilin u paralajmëruar shtyrja e regjistrimit, theksuan se nga një parti që hyri në Qeveri duke mashtruar me “Kryeministrin shqiptar”, BDI sot u shndërrua në parti që u bën dëm tjetër shqiptarëve, kësaj radhe përmes shtyrjes së regjistrimit.
“Sidoqoftë, ia bëjmë me dije Zaevit, Mickoskit dhe Ahmetit, që edhe nëse ata arrijnë që përmes numrave të na mbivotojnë dhe ta shtyjnë regjistrimin, ata nuk do të arrijnë kurrë që ta ulin numrin dhe përqindjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Shtabet dhe aktivistët tanë, si në mërgatë ashtu edhe në vend, do të jenë vigjilentë dhe aktivë, ashtu që kurdo që të caktohet përsëri, ne do të jemi këtu për të senzibilizuar dhe shpëtuar këtë proces. Ndërkaq për çdo pazar që ju e bëni në dëm të shqiptarëve, një ditë të gjithë do të përgjigjeni! BDI, që shtiret si përfaqësues i shqiptarëve në Qeveri, sot edhe njëherë e nënçmoi elektoratin e vetë dhe të gjithë shqiptarët”, theksuan në reagimin.
Procesi i vetë-regjistrimit të diasporës filloi më 1 mars dhe do të zgjasë deri në fund të regjistrimit, siç u ra dakord nga takimi i djeshëm i liderëve deri më 30 shtator. Deri dje, përmes aplikacionit elektronik janë vetë-regjistruar gjithsej 171.620 qytetarë të RMV-së që jetojnë jashtë vendit. Në fillim të këtij muaji, u regjistruan personat në institucionet ndëshkimore-korrektuese dhe edukativo-korrektuese, personat që shërbejnë në misionet diplomatike-konsullore të vendit tonë dhe anëtarët e familjeve të tyre që qëndrojnë me ta, si dhe personat e pastrehë.