Ministria bullgare e Punëve të Jashtme konsideron se videoja parazgjedhore e eurodeputetit Angel Xhambaski është e papërshtatshme. Kjo theksohet në kumtesën pas shënimit të marrë nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje në lidhje me videon parazgjedhore të Xhambaskit.
“Mesazhet e shprehura në video nuk e shprehin qëndrimin zyrtar të Qeverisë bullgare. Bullgaria nuk ka pretendime territoriale ndaj vendeve të tjera dhe kjo është deklaruar vazhdimisht”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Nga MPJ-ja bullgare thonë se videoja e Xhambaskit vjen “pas tre ditësh heshtje nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilës ne i bëmë thirrje të distancohet nga botimet shpifëse të organizatës joqeveritare sllovene, Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit”.
“Qeveria në Shkup jo vetëm që nuk i dënoi publikimet, por e quajti institutin (“Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit”) “i njohur”, i cili sulmoi në mënyrë të rreme dy shtete anëtare të BE-së: Bullgarinë dhe Gjermaninë. Republikën e Maqedonisë së Veriut në demarshin bullgar me rastin e organizatës joqeveritare sllovene, e cila dëshmon deri në çfarë mase autoritetet në këtë vend kandidat për Bashkimin Evropian e tolerojnë pluralizmin dhe të drejtën e shprehjes së lirë të mendimit”, thuhet në kumtesë.