Ministrat e Punëve të Jashtme të NATO-s në mesditë e filluan seancën e parë nga mbledhja dyditëshe në Bruksel. Ky është takimi i parë fizik i ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s nga fillimi i pandemisë.
Në mbledhje merr pjesë ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, i cili në mëngjes porositi se Maqedonia e Veriut qëndron krahë për krahë me aleatët e saj në Aleancë dhe i ndan vlerat e organizimit.
Në Bruksel i pranishëm është edhe sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken, për të cilin ky është takimi i parë në selinë e NATO-s në këtë funksion.
Në rend dite të ministrave sot janë përgatitjet e samitit të ardhshëm të NATO-s i cili do të mbahet më së voni këtë vit, si dhe e ardhmja dhe perspektivat e Aleancës për vitin 2030, si të adaptohet kjo lidhje në sfidat e reja të sigurisë.
Një pjesë e madhe e bisedës do t’i përkushtohet Rusisë, e cila sipas aleatëve të NATO-s bëhet partner gjithnjë e më problematik për shkak të sjelljes gjtihnjë e më agresive.
Prania e sekretarit shtetëror amerikan do të jetë rast që NATO-ja sërish të theksojë se është e rëndësishme të përforcohen marrëdhëniet transatlantike.
“Kam ardhur këtu për ta shprehur përkushtimin e fuqishëm të SHBA-së për Aleancën, e cila është themel i paqes, prosperitetit dhe stabilitetit për bashkësitë transatlantike më shumë se 70 vjet. Erdha në Bruksel sepse SHBA-ja dëshiron sërish t’i ndërtojë partneritetet, para se gjithash me aleatët e saj të NATO-s, duam ta revitalizojmë Aleancën dhe ta bëjmë të fuqishme dhe efikase kundër kërcënimeve të sotme siç ka qenë edhe në të kaluarën”, deklaroi Blinken në mëngjes në konferencën për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Ju keni përvoja shumëdekadëshe në politikën e jashtme dhe sigurinë nacionale. Dhe e di që keni përkushtim personal të fuqishëm të NATO-s, në lidhjen transatlantike. Për shkak të asaj me të vërtetë e vlerësoj këtë rast t’u Përshëndes në vizitën tuaj të parë në Evropë, në selinë e NATO-s”, i porositi Stoltenberg sekretarit shtetëror amerikan Blinken.
Stoltenberg ka folur për sfidat globale, me të cilat përballen vendet anëtare për momentin, duke i numëruar aktivitetet destabilizuese ruse, kërcënimi nga terrorizmi, kiber sulmet dhe proliferimi bërthamor, teknologjitë e dëmshme, zhvillimi i Kinës dhe ndikimi i ngrohjes globale dhe ndryshimet klimatike mbi sigurinë.
“Asnjë vend, asnjë kontinent nuk mund të përballen me këto sfida vetëm. As Evropa nuk mundet vetëm dhe as Amerika. Por Evropa dhe Amerika munden së bashku në NATO. Edhe mbledhja jonë sot do të jetë mundësi të tregojmë se si e përforcojmë këtë lidhje derisa përgatitemi për Samitin në Bruksel më vonë gjatë këtij viti”, tha Stoltenberg.
Ministrat do të bisedojnë edhe për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore, si dhe gjendjen në Afganistan.