Mesazhe të reja për mundësi për lëvizje të marrëdhënieve midis Shkupit dhe Sofjes, pas vetos bullgare për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Kryeministri Bullgar dhe porositi se të dyja palët duhet të përgatiten për negociata të bazuara në maturi, e jo në emocione, sepse mospajtimet midis të dyja vendeve duhet të tejkalohen në interes të brezave të ardhshëm. Kryeministri Zoran Zaevi, megjithatë, u dakordua se është shumë me rëndësi se çfarë historie shkruajmë sot dhe se çka do t’u lëmë të rinjve dhe brezave të ardhshëm dhe shfaqi shpresë se zgjidhje mund të gjendet deri në qershor.
Borisov dje pati takim të shkurtër me shefin e diplomacisë Bujar Osmanin, derisa edhe të dy i prisnin fluturimet në aeroportin në Sofje, i pari për në Vjenë, ndërsa i dyti për në Bern. Ai theksoi theksoi se të gjitha mospajtimet mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të tejkalohen, sepse, siç theksoi, brezat e ardhshëm nuk do të na falin se e kemi humbur këtë mundësi të madhe.
Kryeministri Zoran Zaev dje në konferencë për shty në selinë e partisë në pushtet e përshëndeti porosinë Borisovit dhe shfaqi kënaqësi për një akt të tillë, siç tha, të miqësisë. Shfaqi bindje se Borisovi do të jetë një nga faktorët kryesorë për gjetjen e zgjidhjes ndërmjet të dyja vendeve nëse zgjidhet kryetar i Qeverisë në Bullgari.
“Besoj se me të vërtetë, siç tha Borisovi, është me rëndësi ajo histori të cilën po e shkruajmë sot, çfarë historie do të shkruajmë sot ne dhe çka do t’iu lëmë të rinjve dhe gjeneratave të reja pas nesh. Kjo është baza e ekzistimit tonë. Por, kjo është edhe baza e së ardhmes sonë. Duhet të jemi të përqendruar në të ardhmen. Unë i dëshiroj popullit bullgar para së gjithash vendim të mençur në zgjedhjet e ardhshme, të vendosin ashtu si mendojnë se është më së miri për ta, ndërsa menjëherë pas zgjedhjeve unë pres që të kem edhe takime me kryeministrin bullgar që të mundem më tutje unë, grupet e punës, ministrat e Punëve të Jashtme të vazhdojmë në gjetjen e kësaj zgjidhje”, theksoi kryeministri dhe lideri i LSDM-së.
Zaevi, i cili dje ishte për vizitë në Luksembur, ku mes tjerash loboi për mbështetje për hapje formale të negociatave me BE-në dhe tejkalim të vetos së Bullgarisë në intervistën për gazetën e Luksemburgut “Vort” paraprakisht përmendi se vetoja e deklaroi se vetoja e Bullgarisë për fillim të negociatave në BE ishte gjest mosmirënjohës, por se Qeveria e tij është e përkushtuar në evropianizimin e vendit.
“Saktë, është mosmirënjohëse që fqinja jonë, Bullgaria, vendosi veto për ne në dhjetor të vitit 2020. Qëllimi kryesor është të zgjidhen dallimet historike në interpretimet mes Shkupit dhe Sofjes. Më duhet të them se me sjellje të këtillë BE-ja asnjëherë nuk do të ekzistojë, evropianët shikuan drejt së ardhmes, jo drejt së kaluarës”, tha Zaev në intervistë.
Dhe porositi se edhe në këtë rast me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë duhet të bëhet e njëjta.
“Por mendoj se akoma mund të gjejmë zgjidhje për veton bullgare para qershorit. Kjo kërkon ndihmë nga pjesa tjetër e BE-së e cila gjithashtu duhet të dëshmojë se i respekton vlerat e BE-së dhe se kontestet historike nuk guxojnë të jenë pengesë për të ardhmen e vendit”, tha kryeministri në intervistën për “Vort”.
Ndërsa Borisovi në takim me Osmanin theksoi se nuk guxon të ngadalësohet integrimi I Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE dhe mu për atë shkak nevojitet tejkalim i mospajtimeve mes Sofjes dhe Shkupit.
“Do të thotë, edhe ju edhe ne duhet të përgatitemi për negociata për mature, e jo për emocione, në mënyrë që fqinjët tanë të mund të jenë në Bashkimin Evropian. Qëllimi gjeostrategjik i Bullgarisë është ky, çështja është të gjendet vullnet politik, edhe ne edhe ju”, theksoi Borisov në takim. Kryeministri bullgar shtoi se të dy vendet duhet të hapërojnë përgjatë rrugës së diplomacisë dhe mirëkuptimit.
Kryeministri bullgar shtoi se të dyja vendet duhet të hapërojnë në rrugën e diplomacisë dhe mirëkuptimit.
“Heronjtë, të cilët dhanë jetën për liri, nuk duhet të jenë tema. E cila do të na përçajë, sepse ëndrra e tyre më e thellë ka qenë të jemi së bashku dhe prandaj I dhanë jetët e tyre. Kështu që ata dihet të jenë urë e miqësisë, e jo e ndarjes”, theksoi Borisov.
Osmani, megjithatë, theksoi se nevojitet sa është e mundur më shpejt të mbahet takimi i komisionit ndërqeveritar, me qëllim që të shqyrtohet ajo që është përmbushur deri më tani nga Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mire dhe bashkëpunim nga viti 2017.
“E dakorduam planin e aksionit, nevojitet vetëm raport nga Komisioni për çështje historike. Duhet sa më parë të takohet komisioni ndërqeveritar, të thonë aq edhe aq është bërë vitin e kaluar, aq do të bëjmë vitin tjetër. Pres nga ana juaj, por edhe nga ana jonë sa më parë të harmonizohet termini për atë takim. Nëse kthehet besimi mendoj se më lehtë do të mund të bisedojmë për të gjitha çështjet e tjera për të cilat kemi dallime”, e porositi Osmani Borisovin.
Edhe derisa Shkupi dhe Sofja përpiqen t’i afrojnë qëndrimet në Bruksel është aktive nisma për kthim të Ballkanit Perëndimor në rend dite në këshillin ministror për punë të jashtme, i cili është planifikuar të mbahet më 19 prill. Nismën e të dyja vendeve anëtare e mbështeti përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozel Boreli.
“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor janë prioritet për Bashkimin Evropian, BE-ja është partneri kryesor politik, ekonomik dhe tregtar i rajonit, e ardhmja e së cilës qartë gjendet në BE. Përfaqësuesi i lartë e ndan qëndrimin e shprehur në letrën e ministrave për punë të jashtme për këtë çështje “, qëndron në përgjigjen e kabinetit të Borel për M IA-n.
Austria, Kroacia, Çekia, Gjermania, Greqia, Irlanda, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia, më 5 mars përmes letrës kërkuan nga shefi i diplomacisë së BE-së të kthehet Ballkani Perëndimor në agjendën e Unionit në prill prejse në dhjetor të vitit të kaluar ishin bllokuar konkluzionet për shkak të kontestit ndërmjet Shkupit dhe Sofjes”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Këshillit ministror për punë të jashtme të BE-së të parashikuar më 19 prill, që do të jetë edhe pas zgjedhjeve në Bullgari, duke hapur mundësi që rajoni të kthehet në fokus së BE-së.