Njëqind e gjashtëmbëdhjetë raste të ri-infektimit janë regjistruar në vend përfshirë të dhënat e djeshme, dy prej të cilave vdiqën, informoi sot në konferencë për shtyp kryetari i Komisionit për sëmundjet infektive, Zarko Karaxjovski, i cili theksoi se konsideron se kjo është kryesisht për shkak të mosrespektimit të masave, veçanërisht për ata njerëz që tashmë e kanë kaluar virusin dhe që mendojnë se nuk mund të sëmuren përsëri.
“Nga afër e monitorojmë përqindjen e paraqitjes së këtij ri-infektimi, në 112 mijë pozitivë, nëse merrni 116 ri-infeksione, është 0,01 për qind, që është një numër relativisht i vogël i numrit të përgjithshëm të pozitivëve”, theksoi Karaxhovski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Shtoi se nuk bëhet fjalë për teste të pavlefshme, 20 institucione në vend kanë aprovim nga Ministria e Shëndetësisë për tu marrë me diagnostikimin dhe kryerjen e testeve PCR. “Unë besoj se këto rezultate që kemi marrë si ri-infektim janë kryesisht për shkak të mosrespektimit të masave ose në fund të fundit për ata persona që mendojnë se nuk mund të infektohen, ndërsa kishin kontakte me një person që ndoshta është i infektuar me llojin britanik”, tha ai.
Shpjegoi se për llojin britanik është karakteristikë që transmetohet 50 deri 70 për qind më shpejt, tashmë është verifikuar në vend, veçanërisht në qytete më të mëdha si Shkupi, Ohri, Prilepi.
“Nuk mund t’i themi popullatës se nëse e kanë kaluar infeksionin, nuk do të mund të kenë ri-infektim,” tha Karaxhovski dhe shtoi se virusi ka më shumë se 4.000 mutacione.