Tani nuk është koha për kurrfarë lehtësimesh të restrikcioneve. Përkundrazi, do të kishim edhe ashpërsim të masave diku në fillim të javës së ardhshme, nëse kjo nuk i jep rezultatet e pritshme. Këtë sot në konferencë për media e porositën ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhovski sa i përket masave restriktive të tanishme dhe eventualisht plotësuese.
Ata theksuan se jemi në situatë kur presim që restrikcionet e tanishme shtesë, gjegjësisht restrikcioni për lëvizje pas orës 22, të japë rezultate pozitive shtesë në kontroll të epidemisë dhe kjo të ndodhë në fund të kësaj ose në fillim të javës së ardhshme. Situata ndiqet në nivel ditor, dhe bëhet vlerësim në pjesën e incidencës, prevalencës, hospitalizimeve dhe numrit të të vdekurve, i shtretërve të spitaleve dhe i kuadrit mjekësor, si dhe gjithë ajo që ndodh në kuptim epidemiologjik të fjalës.
Sa i përket asaj se a ka analizë që tregon nëse ora policore prej orës 22 deri në orën 5 do të japë rezultate për një kohë aq të shpejtë, duke pasur parasysh se jemi në fazë të valës së re të fuqishme të koronavirusit që po përhapet shumë shpejtë, Filipçe tha se analizat kanë treguar se të rinjtë të cilët grupohen pas orës 22 janë transmetues kryesorë të virusit.
“Në pjesën e asaj se si presim të ndikojë ora policore, anketat epidemiologjike dhe analizat kanë treguar se ka shumë gjasa që të rinjtë të cilët qëndrojnë dhe grumbullohen pa respektuar dhe pas mbylljes të objekteve hotelierike janë transmetues të virusit dhe kjo shihet edhe përmes grupeve më të moshuara. Atë që e detektuam gjatë valës së kaluar ishte se pas vendosjes së disa masave në periudhë prej dy javëve ishin të dukshme rezultatet, këtë e presim edhe tani. Ne tani jemi në javën e pestë dhe nëse vala paraprake ka zgjatur gjashtë deri tetë javë, kjo nënkupton se e kemi kaluar gjysmën dhe në atë kuptim i presim rezultatet në fund të kësaj dhe në fillim të javës së ardhshme”, vlerësoi ministri.
Sa i përket kërkesë së muzikantëve nga Prilepi se nëse edhe për ata nuk bëhen protokolle për punë siç punojnë restorantet dhe kafenetë, se do ta bllokojnë Pletvarin, Filipçe u përgjigj se të gjithë duhet të kenë mirëkuptim për situatën dhe se nuk është koha për lehtësimin e masave.
Filipçe përsëriti se as që mendojnë që të ketë lehtësime të masave, përkundrazi, do të kishim madje edhe ashpërsim të tyre diku në fillim të javës së ardhshme, nëse kjo nuk i jep rezultatet e pritshme.
“Gjithkund në shtet, diku më shumë, diku më pak, ka rritje të incidencës dhe transmetimit të virusit – dy punë konsiderojmë se janë shkak për këtë. Së pari, mosrespektim i masave dhe e dyta llojet e virusit të cilat janë më pak të transmetueshme”, shtoi ministri.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse do të shkojnë në karantinë 14-ditore funksionarët shtetërorë Dragi Rashkovski, i cili është në pushim vjetor në Meksikë dhe Lupço Nikollovski i cili ka udhëtuar për Dubai, Filipçe tha se nuk do të komentonte vendime individuale, duke theksuar se karantina është e obligueshme për ara të cilët do të udhëtojnë nga cilido shtet afrikan.