Unë e kuptoj zhgënjimin për shkak të mosrespektimit të negociatave me vendin tuaj. Në situatë të tillë dhe në rrethana të tilla zgjidhja më e mirë dhe rruga më e mirë përpara është të mund të dyfishohen përpjekjet ndërmjet dy vendeve me qëllim që të mund të vjen deri te marrëveshja e cila do të jetë e pranueshme për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. Kjo ishte përgjigjja e Dejvid Gir, ambasadorit të BE-së nga Tetova në pyetjen e gazetarëve se kur është e mundur konferenca ndërqeveritare për fillim të negociatave të BE-së me vendin.
“Kuptohet atë e bëjnë edhe Maqedonia e Veirut dhe Bullgaria, ato janë angazhuar gjatë gjithë kohës në mënyrën të mund të vijnë deri te zgjidhja e përbashkët e pranueshme, marrëveshja e përbashkët e pranueshme”, tha ambasadori.
Porositi se puna e dytë që duhet ta bëjë vendi është të vazhdojë me implementimin dhe realizimin e procesit të reformave.
“Me fjalë tjera kjo do të nënkuptojë Qeverinë të vazhdojë me implementimin e procesit të reformave.
Implementimi pikërisht i atyre reformave të cilat do ta afrojnë vendin drejt BE-së dhe kuptohet do të sjellë deri te qëllimi përfundimtar – anëtarësimi me të drejtë të plotë në BE”, theksoi Gir.
Ai përkujtoi se hapi i ardhshëm është harmonizimi i kornizës negociuese ndërmjet 27 vendeve anëtare të BE-së, që nuk ndodhi gjatë fundit të vitit të kaluar për shkak të mospasjes së unanimitetit.