Ministria e Ekonomisë publikoi konkurs publik për ndarjen e mjeteve financiare për realizim të projektit të shoqatave të konsumatorëve. Për këtë dedikim janë paraparë gjithsej dy milionë denarë nga buxheti I Ministrisë së Ekonomisë, Afati për aplikim për mjete është deri më 25 mars.
“Qëllimi themelor I politikës sonë për mbrojtje të konsumatorëve është avancimi dhe mbrojtja e të drejtave të konsumatorëve përmes përmirësimit të legjislaturës, informimit më të mire dhe edukimit të konsumatorëve, këshillimit, edukimit dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare të sektorit joqeveritar-shoqatave për mbrojtje të konsumatorëve për ngritjen e vetëdijes konsumatore dhe kulturës në nivel nacional dhe lokal. Ministria e Ekonomisë si ministri kompetente për mbrojtjen e konsumatorëve I ndjekë politikat e Bashkimit Evropian. Në atë drejtim janë edhe masat të cilat këtë vit do t’I zbatojmë në programin për mbrojtje të konsumatorëve”, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, me rastin e Ditës ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve-15 Marsit.
Këtë vit mjetet nga Programi për mbrojtje të konsumatorëve të Ministrisë së Ekonomisë, sipas konkursit publik, do të kahëzohen në: prezantim të dispozitave nga Ligji I ri për konsumatorë, përgatitja dhe promovimi I broshurës dhe fletushkave për të drejtat e konsumatorëve, prezantimi I analizës për gjendjet lidhur me Ligjin për mbrojtje të konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumatore, mbështetje të organizatave joqeveritare për mbrojtje të të drejtave të konsumatorëve dhe koordinim të aktiviteteve për mbikëqyrje dhe përforcim të bashkëpunimit mes institucioneve të përfshira në mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbështetja e sektorit joqeveritar për sigurimin e informaave dhe ndihmë për konsumatorët.