Gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend që duhej të mbahet sot është shtyrë për më 5 mars, informojnë nga Gjykata Penale në Shkup.
“Për shkak të interesit të mediave dhe organizatave joqeveritare të cilët e ndjekin debatin kryesor për lëndën lidhur me ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, të cilat ndodhën në Kuvendin e RMV-së, e informojmë opinionin se debati i sotëm shtyhet duke pasur parasysh se është përcaktuar debat për lëndën lidhur me aksidentin e autobusit afër fshatit Llaskarcë, ku vepron i njëjtë gjykatës – anëtar i Këshillit Gjykues”, theksohet në kumtesën e publikuar në faqen e internetit të Gjykatës.
Rastin e udhëheq gjyqtari Ilija Tërpkovi, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Vilma Ruskovska.
Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si edhe ish-drejtori i DSK, Vlladimir Atanasovski.
Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.