Thash se përgjegjësi për rastin me Sasho Mijallkovin do të ketë, pa dallim se me të gjitha hapat që i kanë ndërmarrë institucionet, e kanë detyruar të paraqitet para drejtësisë dhe ta marrë vendimin për paraburgim, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.
“Po ashtu, inkurajova që të vazhdojë hetimi për përgjegjësi eventuale. Hetimin normalisht e udhëheqin prokurorët. Logjikisht. Nga dita e mërkurë e këndej, pas zbulimit të Sasho Mijallkovit, hetimi të sistemohet te ndonjë prokuror, të shohë nëse sistemi ka pasur dikun dobësi, disa lëshime ose ngjashëm dhe t’i cilësojë dhe karakteriuzojë se të cilit tip dhe natyre janë. Kjo gjithsesi është me qëllim që të mos përsëriten disa dobësi, nëse kanë ekzistuar”, tha Zaevi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në promovimin e sotëm të pamjes së re të Sallës universale në Shkup.
Ai shtoi se për hetimin vijues, më shumë hollësira do të mund të thotë Prokuroria publike, e cila e udhëheq tërë rastin rreth “ikjes” së Mijallkovit dhe klasifikimin dhe sistematizimin e pronës së tij.
I pyetur nëse ka “hedhje të topit” mes Prokurorisë publike dhe disa ministrave rreth këtij rasti, Zaev tha se PP ka marrë informatë për ikje të mundshme të Sasho Mijallkovit dhe prokurori kompetent publik ia kumtoi këtë ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministrit tjetër kompetent në atë pjesë – ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq.
“Pas informatave se është e mundur ikja e Sasho Mijallkovit, të shtunën, pasi më kjo u konfirmua, prokurori publik i paraqitet ministrit të Punëve të Brendshme, me ç’rast prokurori publik është i pavarur në proceurë të tillë. Nëse ka informata të tilla, është logjike, siç edhe ka vepruar, të kërkojë edhe nga vet Gjykata shqiptimin e masës paraburgim”, shtoi Zaev, duke theksuar se kërkesa është parashtruar “diku rreth orës 14, ndërsa diku rreth orës 18:30, Gjykata ndërmerr masë për paraburgim shtëpiak”.
Rreth përgjegjësisë së ministrave për tërë rastin, kryeministri tha se Qeveria nuk po heton përgjegjësi në radhët e saj, për shkak se anëtarët e saj “mund të jenë të anshëm mes vete”.
“Prokuroria publike është ajo që po udhëheq hetim me të gjitha elementet. Për shkak se ajo është pjesë e pavarur e punës së sistemit dhe që të na tregojë saktë ku ka pasur lëshime, nëse normalisht kanë ekzistuar”, shtoi Zaev.