Këtë mëngjes, për vetëm një orë janë bërë 500 transaksione, prej të cilave 92 në Postën në Gjorçe Petrov, duke rifilluar kështu operacionet e pagesës brenda Postës së Maqedonisë të Veriut, por në një shkallë më të gjerë së bashku me partnerët tanë nga “Hallk Bank”, tha sot drejtori i Postës, Jani Makraduli.
Ai theksoi se shërbimet kanë filluar në 35 njësi postare, ndërsa për nesër apo pasnesër njoftoi për hapjen edhe të një tjetrës, ndërkaq deri në fund të javës, siç tha ai, pas periudhës së provës për softuerin dhe protokollet e sigurisë dhe pjesën e prodhimit, pagesat do të fillojnë në të gjitha 300 njësitë.
“Jam më se i gëzuar nga pjesëmarrja e madhe që nga dita e parë dhe kjo vetëm e konfirmoi që gjetëm partnerin e duhur në Hallk Bank, i vendosëm bazat e punës sonë dhe besoj se me çdo javë që vjen do të prezantojmë shërbimet e reja, qytetarë do të jenë gjithnjë e më të kënaqur”, tha Makraduli pasi vizitoi zyrën postare në Karposh, së bashku me anëtaren e Bordit të Drejtues të “Halkbank” SHA – Shkup, Buke Gereçgji.
Me këtë, thekson Makraduli, u tregua angazhimi dhe besimi ynë se kjo është një gjë e mirë për qytetarët, sepse provizionet prej 35 denarësh për shërbimet komunale që ne ofrojmë së bashku me partnerët tanë nga “Halk Bank” janë më të voglat.
“Kjo është mirë si për partnerët e biznesit ashtu edhe për Postën dhe Hallk Bank dhe do të jetë një kontribut financiar serioz për operacionet tona dhe do të na lejojë të rrisim aftësinë konkurruese dhe të angazhohemi në përparësitë e tjera të planit operativ, siç është vendsoja e tregtisë elektronike , shërbime të reja, paketa qytetari për qytetarin. Në atë mënyrë, theksoi ai, ne do ta kthejmë Postën atje ku takon – tek qytetarët”, theksoi Makraduli.
Si një kompani e përgjegjshme shoqërore, shtoi Makraduli, ne do të kontribuojmë në shpërndarjen e turmave para bankave, gjë që do të zvogëlojë rrezikun e përhapjes së koronavirusit dhe u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat e mbrojtjes kundër Kovid-19, kur ata paguajnë faturat në Postë.
Anëtarja e Bordit Drejtues të “Hallk Bank” Gereçgji tha se me fillimin e operacioneve të pagesave, banka jo vetëm që përmbushi detyrimin e saj për të zbatuar sistemin e pagesave me para brenda dy muajsh, por gjithashtu tregoi se është një partner serioz që në të ardhmen, së bashku me Postën do të përkushtohemi të sigurojmë shërbime të shkëlqyera për qytetarët.
“Ne jemi të vetëdijshëm se operacionet pagesore në Postë janë shumë të rëndësishme për qytetarët, jo vetëm sepse është mënyra më e thjeshtë dhe më e lirë për pagesa në para, por edhe sepse për banorët e shumë vendbanimeve është mënyra e vetme për të paguar faturat , detyrimet ndaj shtetit, pagesa e mjeteve dhe të ngjashme. Kjo është arsyeja pse ne përpiqemi të implementojmë sistemin sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që operacionet e pagesave të mund të funksionojnë”, tha Gereçgji.
Një nga përparësitë në funksionimin e “Hallk Bank”, siç tha ajo, është të sigurojë shërbime të shkëlqyera dhe përvojë të shkëlqyeshme të përdoruesve, të cilat, ajo beson se së shpejti do të shihen nga përdoruesit e shërbimeve bankare të SHA Posta.
Për pagesën në të holla përmes sporteleve të Postës, do të merret provizion prej 35 denarë për faturat dhe shpenzimet e tjera të përgjithshme, ndërsa shuma e komisioneve për pagesa në institucionet buxhetore varet nga shuma që paguhet.
Sipas njoftimeve, në të ardhmen e afërt, klientët e “Hallk Bank” do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa direkte nga llogaritë e tyre në sportelet e Postës dhe bankave të tjera, do të ofrohen shërbime shtesë, të cilat do të jenë në dispozicion jo vetëm për klientët e “Hallk Bank”, por gjithashtu për të gjithë ata që i përdorin ato shërbimet të Postës.