Presidenti Stevo Pendarovski lidhur me arratisjen e ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkovit u bën thirrje të gjitha institucioneve kompetente t’i ndërmarrin masat e nevojshme me qëllim të zbatimit të vendimit gjyqësor për paraburgimin e tij.
“Ngjarjet e këtilla janë të papranueshme për vendin i cili pret të fillojë negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe u cili punon shumë në reformimin e sistemit gjyqësor dhe ndërtimit të besimit në shtetin ligjor. Kjo i diskrediton përpjekjet dhe shpresat për përballje me krimin dhe korrupsioni e lartë”, potencoi presidenti Pendarovski.
Presidenti Pendarovski, siç thekson Kabineti i tij, pret që institucionet kompetente në një afat sa më të shkurtë të mundshëm të zbatojnë hetim për ndriçim të plotë të rastit dhe nëse konstatohen çfarëdo lëshimesh nga ana e institucioneve kompetente të ndërmerret përgjegjësi.
“Qytetarët kërkojnë përgjegjësi edhe penale edhe morale. Lufta për shtet ligjor do të thotë secili që ka gabuar para ligjit të dënohet”, porosit presidenti Pendarovski.