Çështjet bilaterale të zgjidhen në format bilateral, ndërsa historia t’u lihet historianëve. Pjesë e rëndësishme e secilës kornizë janë marrëdhëniet e mira fqinjësore. Është e nevojshme që të kthehet besimi i ndërsjellë, me qëllim që të ndërtojmë marrëdhënie të shëndosha fqinjësore për gjeneratat e ardhshme.
Këtë sot e deklaroi raportuesi në Parlamentin Evropian për Maqedoninë e Veriut, eurodeputeti bullgar Ilhan Quçuk, i cili është për vizitë në vendin tonë, në konferencën e përbashkët për media me shefin e Diplomacisë, Bujar Osmani.
“Çështjet historike duhet të zgjidhen nga historianë komponentë. Bisedimet për historinë duhet t’u lihen profesionistëve. Politikanët janë përgjegjës që të sjellin vendime politike, e jo t’i fshehin nën qilim, dhe të thonë fajtorë janë historianët”, tha Quçuk, duke shtuar se Komisioni i përbashkët duhet ta vazhdojë punën dhe se duhet të kthehet besimi i ndërsjellë, sepse, theksoi, pa këtë nuk mund të arrihen rezultate të mira.
Qyçuk theksoi se roli i tyre si politikanë është që të mos krijojnë mure, por që t’i rrënojnë, ndërsa qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë të jetojnë në botë më me prosperitet.
“Interes strategjik i Maqedonisë së Veriut është që të jetë në BE, ndërsa gjithashtu edhe interes strategjik i Bullgarisë është Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së, dhe për këtë shkak ka nevojë për bisedë, ndershmëri në marrëdhëniet, kthimin kah Marrëveshja e vitit 2017, sepse pa besim nuk mund të arrihen rezultate të mira”, potencoi Quçuk.
Sa i përket draft-rezolutës për vendin, që duhet të miratohet nga ana e Europarlamentit, Quçuk tha se roli i tij si raportues është objektiv dhe e pasqyron fotografinë reale për vendin, duke theksuar se Maqedonia e Veriut ka angazhim të fuqishëm në reforma.
“Arritjet siç janë anëtarësimi në NATO dhe në BE kërkojnë konsensus mbikombëtar dhe në të të gjithë duhet të kenë rol – qytetarët më shumë të kërkojnë nga politikanët, por edhe konstruktivitet nga opozita. Reformat, që janë pjesë e rëndësishme e Qeverisë, duhet të vazhdojnë shumë intensivisht”, sepse Bashkimi Evropian kërkon reforma të thella”, tha Quçuk.
Ai theksoi se në momente të rënda Maqedonia e Veriut ia ka ofruar dorën BE-së dhe anasjelltas – Unioni ia ka ofruar dorën Maqedonisë së Veriut, sepse, siç vlerësoi, interes i BE-së është që të jetë lojtar global politik, e kjo është e mundur vetëm me integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Shefi i Diplomacisë Osmani, nga ana e tij theksoi se Maqedonia e Veriut ofroi në të gjitha sferat dhe meriton të vlerësohet, ndërsa BE-ja duhet ta operacionalizojë vendimin e marsit të vitit të kaluar dhe ta mbajë konferencën e parë ndërqeveritare.
“Parlamenti Evropian ta vlerësojë progresin tonë. Jemi dëshmitarë të mbështetjes së zëshme të Parlamentit Evropian në të gjitha fazat e anëtarësimit tonë në BE dhe e vlerësojmë angazhimin tuaj personal në këtë dokument të rëndësishëm të cilin e përgatisni dhe e pasqyron pasqyrën reale dhe do të përfaqësojë impuls të rëndësishëm për vendin, por edhe për rajonin”, theksoi Osmani.
Osmani, në kontekst të dialogut me Bullgarinë, shtoi se vendi është i gatshëm që të punojmë që të mënjanohen të gjitha pengesat drejtë anëtarësimit të plotë në BE.
“Po zhvillohet dialog politik me Bullgarinë që të mos lejojmë vonesa më të gjera në marrëdhëniet bilaterale, ndërsa në këtë kontekst jemi kah fundi edhe me Planin e Veprimit”, tha ministri Osmani.