Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në seancën e sotme të 46-të ka hapur tre lëndë për akumulimin e funksioneve kundër personave zyrtarë, të cilët rrjedhin nga deklaratat për konflikt të interesave për vitin 2020.
Lëndët hapen për një anëtar të Këshillit të komunës, i cili gjithashtu është anëtar i Këshillit drejtues të kopshtit, një deputet në Kuvend i cili gjithashtu është anëtar i Këshillit mbikëqyrës në Qendrën për menaxhim të krizave dhe u.d. i drejtorit të një shkolle të mesme komunale, i cili gjithashtu menaxhon si pronar me shoqatë tregtare.
KSHPK gjithashtu ka hapur procedura kundër një deputeti në Kuvend i cili e ka ndryshuar drejtimin e kompanisë së tij, megjithatë për menaxher ka vendosur një person të afërt të tij, ministër në Qeveri i cili gjithashtu e ka ndryshuar menaxhimin e kompanisë së tij dhe për drejtues ka vendosur një person të afërt të tij dhe një tjetër deputet që bëri të njëjtën gjë.
Në seancën e sotme të 46-të, KSHPK e miratoi Planin strategjik për periudhën e vitit 2021-2023, në të cilin, mes furnizimit të zgjidhjeve të reja softuerike, ka edhe mjete të parapara për punësime të reja.
Plani strategjik i KSHPK do të publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë antikorrupsion.
Për zëvendëskryetar të KSHPK në seancën e sotme u zgjodh Shamsi Sallai. Përzgjedhja e zëvendëskryetarit të KSHPK, sipas rregullores ndryshon në gjashtë muaj sipas rendit të alfabetit.
KSHPK në seancën e sotme, e miratoi propozim-rregulloren për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Sekretariatin e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, me të cilët pranohen personat e caktuar nga programi K-15.
Drejtoresha e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, tha se nga tetë personat e sistemuar, katër nënshkruan, nga të cilët tre ishin bashkëpunëtorë të rinj dhe një ishte referent.