Për shkak të nevojës për harmonizim të dokumentacionin teknik, anulohet për ditët në vijim dërgimi i vaksinave nga Serbia, kumtoi mbrëmë shërbimi për informim i qeverisë.
“Ju informojmë se për shkak të nevojës së harmonizimit të dokumentacionit teknik në lidhje me dërgimin e vaksinave, ngjarja që u njoftua për sot, 11.02.2021 (e enjte), në vendkalimin kufitar Tabanovc shtyhet për një datë tjetër në ditët në vijim, për çka do t’ju informojmë më tej”, thuhet në komunikatën e Qeverisë për media.
Vaksinat anti-kovid të “Fajzer” që na i dha Serbia dhe pritën disa javë për miratim nga prodhuesi për të hyrë në vend, do të jenë 8000 të parat, me të cilat edhe në vendin tonë do të fillojë imunizimi.
Gjatë ditëve të ardhshme, pritet edhe dorëzimi i 200.000 dozave të tjera të vaksinave nga Kina, për të cilën u nënshkrua një marrëveshje të hënën.