Eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Oliver Varheji nuk dëshironte të konfirmojë nëse ka dorëzuar propozim për zgjidhje të kontestit ndërmjet Shkupit dhe Sofjes.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, Varheji sot në konferencën për shtyp përkushtuar fqinjësisë jugore të BE-së, shkurt komentoi vetëm se Komisioni Evropian shpreson se fillimi i negociatat me Maqedoninë e Veriut do të “zhbllokohet sa më shpejtë që është e mundur”.
Vendi nga viti i kaluar është bllokuar nga ana e Bullgarisë për fillim të negociatave me BE-në, për shkak të kontestit bilateral.
Shumë diplomatë vitin e kaluar informuan se eurokomisari Varheji ka dorëzuar propozim për zgjidhje të kontestit i cili ishte në favor të palës bullgare, për shkak të së cilës ai nuk është pranuar as nga Shkupi, as nga ish kryesimi gjerman me Unionin, as nga shumë vende anëtare të BE-së.