Ndaj D.K. dhe M.P, të dyshuar për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje të pornografisë për fëmijë” u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë, kumtoi Gjykata Themelore Penale në Shkup.
Ata sot, siç informohet nga Gjykata Themelore Penale u sollën para gjykatësit të procedurës paraprake.
“Pas sqarimit të prokurorit publik dhe të dyshuarve, në prani të mbrojtësit të tyre, si dhe vlerësimit të fakteve dhe dëshmive të bashkangjitura në propozimin për paraburgim dhe shumën e dënimit për veprën penale specifike, gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin dhe mori vendime me të cilat D.K dhe M.P u vendosi masën e paraburgimit për një periudhë prej 30 ditësh për shkak të ekzistencës së të gjitha bazave sipas nenit 165 paragrafi 1 pikat 1, 2 dhe 3 të Kodit Penal, pra rreziku i arratisjes, frika e arsyeshme se ai do të pengonte hetimin duke ndikuar në dëshmitarë dhe do të përsëriste veprën penale”, thekson Gjykata.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtyre vendimeve në Këshillin Penal.