Presidenti Stevo Pendarovski nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për regjistrimin e popullsisë në Republikën e Maqedonisë Veriore, 2021, pas konsultimeve me ekspertë ligjorë, raporton zyra e Pendarovskit.
Pendarovski pret që procesi i regjistrimit të mos politizohet, thonë nga kabineti i tij, dhe të dhënat e marra të jenë të dobishme për zhvillimin e përgjithshëm, i cili do të lejojë formulimin e strategjive afatgjata në zonat vitale në vend.