Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e parë të sotme publike në përbërjen e tij të re miratoi programin financiar për furnizime publike për vitin 2021 për zbatimin e zgjedhjeve lokale këtë vit në vlerë prej 263 milionë denarë.
Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski tha se këto mjete mund të mos jenë të mjaftueshme sepse në disa komuna do të duhet të zhvillohen dy raunde votimi, ndërsa do të zgjidhen edhe këshilltarë dhe kryetarë të komunave. Megjithatë, normat janë, siç thotë ai, të harmonizuar dhe duhet të mbulojnë nevojat.
Lidhur me mjetet prej tre milionë denarësh që nuk ishin shpërndarë nga Ministria e Financave, Komisioni vendosi që kërkesa të ridorëzohet në të njëjtën Ministri. Ata shpjeguan se është çështje e furnizimit me pajisje teknike për regjistrimin dhe identifikimin e votuesve dhe listën elektronike të votuesve – detyrim në përputhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të 16 02 20220 (neni 108 a dhe neni 45)
“Këta janë finger-printerë që do të lehtësojnë identifikimin e votuesve dhe duhet të ketë softuer që identifikon menjëherë votuesin, i cili do të shkurtojë procedurën dhe do të rikthejë besimin e votuesve në procesin zgjedhor. Kjo është një nga masat e pakta që po planifikojmë të rikthejmë besimin e votuesve”, tha Dashtevski.
KSHZ-ja gjithashtu e miratoi planin vjetor për nevojat e përgjithshme për furnizim publik për vitin 2021, gjegjësisht për nevojat për paga dhe për punën aktuale të komisionit në vlerë prej 77,297,000 denarë. Të gjitha furnizimet do të kalojnë përmes sistemit elektronik për furnizime publike të Byrosë së furnizimeve publik, përfshirë ato për organizimin e Zgjedhjeve Lokale të vitit 2021.
“Furnizimet edhe këtë vit do të jenë transparente dhe çmimet mund të ulen për shkak të konkurrencës më të madhe. Pjesën më të madhe të furnizimeve për këto zgjedhje do t’i ndajnë së bashku me komunat ku do të zhvillohen zgjedhjet. Sa i përket KKZ-ve, këshillat zgjedhore paguajnë transportin e tyre në qendrën e votimit nga komunat, ndërsa pjesa teknike ose materiali janë në barë të KSHZ-së”, tha nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu.
Ndër normat për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve për zgjedhjet janë 2.5 milionë denarë për mjete për shënimin dhe verifikimin e votuesve, për furnizimin e ri dhe azhurnimin e zgjidhjeve ekzistuese softuerike dy milionë denarë, për përpilimin dhe shtypjen e materialit të besueshëm zgjedhor dhe listën zgjedhore 42 milionë denarë, për disajnimin e manualeve dhe edukimin e organeve zgjedhore 900,000 denarë, zgjedhjen e një agjencie PR për trajnimin e votuesve 2.8 milionë denarë, dhe 1.2 milionë denarë për dhënien me qira të pajisjeve të rrjetit për të lidhur KSHZ-në me KKZ-të.
Një nga normat më të mëdha shtoi anëtari i Komisionit, Boris Kondarko, janë shpenzimet financiare për llojin e kompensimeve të përcaktuara nga KSHZ me rregullore për punën e organeve zgjedhore, dmth për mbi 36,000 njerëz të angazhuar në të gjitha 3,500 këshillet zgjedhore dhe 80 KKZ, të cilat sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, bien në bar të komunave që duhet të planifikojnë këto mjete në buxhetet e rregullta vjetore.
Për fushatën mediatike për reklamim të paguar politik për Zgjedhjet Lokale 2021 të parashikuara me 170 milionë denarë. Nëse ka nevojë prej shumicës do të kërkohen edhe mjete shtesë nga Ministria e Financave”, deklaroi Dashtevski në pyetjet e gazetarëve.