Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe anëtarët e grupit punues sot i vazhdojnë debatet për reformat e propozuara në arsimin fillor me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) në të cilin morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, Zëvendësministri Arafat Shabani si dhe anëtarët të cilët punuan për zhvillimin e konceptit dhe përfaqësues të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.
Temat kryesore që u ngritën në diskutim, për të cilat MASH thotë janë edhe më të numëruara midis vërejtjeve të arritura në MASH, janë dinamika me të cilën do të zbatohen reformat si dhe trajnimet që u vijojnë mësimdhënësve.
“E kemi procesin më transparent deri më tani. Me rëndësi të madhe është edhe mendimi i akademikëve që vijnë mu për këtë nga Departamenti i Shkencave Shoqërore për integrimin e parashikuar të lëndëve për të mësuarit më efikas që duhet t’i përmirësojë rezultatet. “Kemi marrë shumë komente konstruktive, veçanërisht nga mësimdhënësit nga praktika në periudhën e kaluarën, por edhe nga palët e tjera të interesuara që do të merren parasysh,” tha Carovska.
Ministrja, siç informon MASH, theksoi se rezultatet e deri më tani nga testimet ndërkombëtare dhe vendase tregojnë analfabetizëm funksional tek nxënësit.
“Të gjitha raportet dhe analizat ndërkombëtare dhe vendase drejtojnë se janë të nevojshme reformat me të cilën modeli ynë arsimor do të përshtatet me atë të vendeve me sisteme moderne të arsimit. Kjo tregon se kemi nevojë për reforma urgjente në arsimin fillor, nëse me të vërtetë kujdesemi për gjeneratat e ardhshme dhe duam të kapim një hap me botën moderne. Fëmijëve tanë u nevojitet arsim cilësor i cili do t’i shpjerë ata drejt majës,” theksoi Carovska në takim.
Pas sjelljes së konceptit, plani është koncept që do të zbatohet gradualisht në periudhë prej 6 vitesh, duke filluar në klasën e parë dhe të katërt të vitit të ardhshëm shkollor.
“Për zbatimin e suksesshëm të të gjithë procesit MASH-i, dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit detyrohen se reforma do ta presin të përgatitur dhe do të bëhet maksimumi mësimdhënësit ta kalojnë trajnimin e nevojshëm” kumtoi MASH.
Reforma në arsimin fillor është pjesë e Strategjisë së MASH-it për periudhën 2018-2025, është e parashikuar me Ligjin për Arsimin Fillor dhe është pjesë e programit qeveritar. Në përpunimin e saj ishin të përfshirë profesorë universitarë, mësimdhënës, ndërsa janë marrë parasysh edhe qëndrimet e prindërve dhe nxënësve.