Në Gjykatën Penale të Shkupit mbahet seanca gjyqësore për rastin “Monstra” në të cilën palët t’i japin fjalët përfundimtare, njofton Portalb.mk. Sipas prokurores Fatime Fetai, për Sami Lutën nuk ka dëshmi se e ka kryer krimin, prandaj tërhiqet aktakuza. Sa i përket të tjerëve, Fetai është duke mbajtur fjalim për të cilën i akuzon ata për pjesëmarrje në këtë krim.
Sipas Fetait, Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq (që janë në arrati) si dhe Agim Ismailoviq e kanë kryer vrasjen dhe akuzohen për aktin “terrorizëm”. Haki Aziri akuzohet për dy vepra penale, sipas Fetait, se ju ka ndihmuar (por nuk e ka ditur se kanë kryer vrasje). Fejzi Aziri për veprën se ju ka ndohmuar, i ka fshehur dorasit, duke i fshehur dhe duke i ndihmuar të arratisen Demiri dhe Afrim Ismailoviqi.
Për të akuzuarit për terrorizëm, Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm me burg. Për Fejzi Azirin 15 vjet burg, për Haki Azirin 9 deri në 10 vjet burg.