Eurodeputetja nga grupi i Të Gjelbërve në Parlamentin evropian, TIneke Strik, e shfrytëzoi debatin me kryeministrin portugez të kërkojë t’i bëhet presion Bullgarisë për tërheqje të vetos për negociata me Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Në debatin e sotëm plenar në Parlamentin evropian me kryeministrin portugez, Antonio Kosta, tërësisht mungoi tema për zgjerim dhe negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Portugalia kryeson me BE-në prej 1 janarit deri më 30 qershor të këtij viti. Kryeministri Kosta sot në mëngjes i ekspozoi prioritetet e vendit të tij për gjashtë muajt në vijim, por nuk e përmendi zgjerimin.
Deputetja Tineke Strik megjithatë kërkoi në mënyrë shumë të shpejtë nga Kosta t’i ushtrojë presion Bullgarisë.
“Imponuam kushte të cilat Maqedonia e Veriut bëri gjithçka për t’i përmbushur të gjitha, por një vend bllokon, urgjentisht kërkoj nga ju t’i bëni presion Bullgarisë që ta tërheqë veton dhe të kthehet kredibiliteti i BE-së në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Strik.