Kompania gjermane “Iproteks” do të investojë pesë milionë euro në Zonën zhvillimore teknologjike Shkup prej të cilave vetëm 20 për qind janë investime në objektin ndërtimor, ndërsa 80 për qind të tjera në teknologji të reja. Tashmë janë angazhuar 25 persona të cilët do të marrin rrogë mesatare e cila është për 10 për qind më e lartë në krahasim me rrogën mesatare të paguar në zona.
Objekti do të shtrihet në sipërfaqe prej 49 metra katrorë, ndërsa është planifikuar të fillojë me punë në fund të janarit apo fillim të shkurtit.
Marrëveshjen për ndihmë shtetërore ishte nënshkruar sot në Qeveri nga ana e drejtorit të Drejtorisë së Zonave zhvillimore teknologjike, Jovan Despotovski dhe të drejtorit të “Iproteks”, Bllazhe Levovski.
Në pajtim me rregullativën ligjore të kompanisë i takojnë deri 50 për qind mbështetje lidhur me realizimin e shpenzimeve investuese, ndërsa nuk do të përdorë ndihmë shtetërore për vendet e punës.
“Marrëveshja ishte arritur nga fundi i vitit të kaluar. Punojmë në modelin pak ta ristrukturojmë përkatësisht të kemi fleksibilitet më të madh, megjithatë për këtë marrëveshje kemi strukturë standarde që parasheh 20 për qind nga këto 50 për qind të jenë mjete financiare, por subvencione në shumë të përgjithshme jo më të madhe se 800.000 euro, dhe të tjerat të jenë lirime tatimore dhe doganore që kompania mund t’i shfrytëzojë”, theksoi Despotovski.
AI është i kënaqur që me këtë investim, të punësuarit do të marrin rroga më të larta se mesataret në zona, edhe pse thotë qëllimi është që rrogat në zona të rriten dhe ta kalojnë mesataren në shtet.
“Nuk bëhet fjalë për numra të mëdha rekorde, megjithatë është hap i rëndësishëm përpara drejt realizimit dhe qëllim i ynë parashtrues, ndërsa ai është të krijojmë vende të punës, por vende mirë të paguara të punës. Tashmë për momentin kemi 25 persona të cilët janë angazhuar, ndërsa kompania ka plan afarist vetëm në këtë fazë të arrijë numër deri 30 bashkëqytetarë tanë të cilët do ta realizojnë të drejtën e vet për fitim solid”, theksoi Despotovski pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Disa nga aktivitetet afariste, kompania i shpërngulë në vend. Nuk bëhet fjalë për elemente të cilat kanë vlerë më të ulët të shtuar, por e tërë linja prodhuese e cila do të realizohet kryesisht në Maqedoni të veriut. Të ardhurat e planifikuara janë rreth 800 mijë deri në vitin 2021, ndërsa në periudhë prej 10 viteve kompania planifikon rritje të të ardhurave prej pothuajse gjashtë rrogave.
Sipas zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, koordinimi me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, kjo është një shkëndijë pozitive dhe fillim i një vale të re investuese në vnd.
Treguesit makroekonomikë në dy tremujorët e fundit, posaçërisht në tremujorin e fundit të vitit të kalaur, siç theksoi, tregojnë lëvizje pozitive që është sinjal i mjaftueshëm se ekonomia është në lëvizje dhe gradualisht po rritet ngritja ekonomike.
Vitin e kaluar, sipas Bytyqit, është paguar edhe ndihmë rekorde e drejtpërdrejtë për kompanitë në shumë prej rreth 63 milionë euro.
Kompania gjermane është themeluar në vitin 1999 dhe ka gjashtë fabrika në katër kontinente. Qarkullimi vjetor është mbi 30 milionë euro.