Kategoritë

SHOQËRI Debat kuvendor për propozim-ligjin për regjistrim

Kuvendi sot e filloi debatin për Propozim-ligjin për regjistrim të popullatës, amvisërive dhe  banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila është pika e 14-të e seancës së 29-të. Propozim-ligjin e arsyetoi  zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, i cili tha se  me vendimin ligjor është parashikuar regjistrimi të realizohet  nga data 1-22 prill të këtij viti, ndërsa me të do të përfshihen edhe personat të cilët punojnë jashtë shtetit.

“Personat të cilët punojnë jashtë shtetit,  regjistrimin do ta bëjnë vetë,  me aplikacion të veçantë, i cili do të instalohet në faqen e internetit të Entit Shtetëror për Statistikë, nga 1 marsi dhe më 21 prill të vitit 2021”, sqaroi zëvendësministri Nuhiu.

Ai potencoi se me ligjin janë parashikuar 50 rajone për regjistrim dhe secili prej tyre do të ketë komision të veçantë. Në të gjithë procesin do të respektohet  përfaqësimi i drejtë në komisione,  si dhe gjatë zgjedhjes së regjistruesve.

“Në kapitullin e katërt të ligjit, është parashikuar se aktet të cilat i sjell drejtori i Entit për Statistikë do të kenë efekt juridik nëse ato i pranon  edhe zëvendësi i tij. Ashtu, nuk mund të ketë mashtrime në bazë etnike”, theksoi Nuhiu.

Koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski tha se për ato i papranueshëm është  ligji i tillë dhe se do të votojnë kundër.

“Me ligjin nuk arritëm deri te seanca plenare në mënyrën  në të cilën  dëshiruam dhe thirrëm. Nga vetë fillimi kërkuam konsensus shtetëror për këtë çështje, ndërsa jo  vendim të koalicionit qeveritar të partive nga pushteti për mënyrën, gjegjësisht formën për zbatimin e regjistrimit. Lëshuat shans, nga vetë fillimi të jepni legalitet dhe legjitimitet, gjegjësisht besim  të operacionit statistikor- të quajtur regjistrim”, theksoi Micevski.

Ai tha se VMRO-DPMNE-ja ka dashur të marrë pjesë në këtë proces dhe për atë nga  grupi i deputetëve kanë paraqitur 26 amendamente thelbësore,  të cilat ishin në pajtim me rekomandimet dhe rregulloret e Parlamentit Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Eurostat, por shumica qeveritare  nuk i ka pranuar.

Micevski përkujtoi se pushteti nuk e ka pranuar propozimin  e opozitës gjatë regjistrimit të shfrytëzohen shenjat e gishtit.

“Regjistrimi duhet të jetë operacion statistikor i cili duhet të japë shifra për  popullatën rezidente, ndërsa jo numrin  e shtetasve. Nuk është definicioni për vendbanim të përhershëm, të cilin duhet ta ketë  çdo ligj për regjstrim. Sipas rregulloreve të BE-së dhe sipas KB-së, për  popullatë rezidente konsiderohen ato të cilët kanë jetuar  në vendin e tyre  të banimit të zakonshëm për një periudhë të vazhdueshme prej së paku 12  muaj para regjistrimit; dhe ato të cilët kanë arritur në vendin e tyre  të banimit të zakonshëm  gjatë 12 muajve para regjistrimit  me qëllim që të mbesin atje së paku një vit”, theksoi koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Ai tha se  kështu siç planifikohet regjistrimi, do të japë rezultate të cilat do të jenën nën pikëpyetje.